Hapësire reklamuese

Aktualitet

Siguria rrugore, ministri Lleshaj: 10 vitet e fundit ka pasur rënie të fataliteteve në rrugë

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë një tryeze për sigurinë rrugore Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se do të ketë një paketë masash të reja për qarkullimin rrugor.

 Ministri ndërsa ka folur për ndryshimet që do të bëhen për të eliminuar aksidentet tha se gjatë viteve të fundit ka pasur rënie të fataliteteve në rrugë.

“Të mbledhim sa më shumë impute nga të gjithë të interesuarit. Do të bëjmë ndërhyrje të rëndësishme në kodin rrugor.

Në 10 vitet e fundit ka rënie të fataliteteve në rrugë. Ka ende shumë të vrarë në rrugët e vendit prej aksidenteve, si dhe ka persona që nuk e meritojnë lejen e drejtimit.

Fëmijët tanë duhet ti nënshtrohet të njëjtjtës mbrojtje që i ushtrohen fëmijët në BE. Sjellja agresaive në rrugë shtë një fenomen që në rrugët e shqipërisë bie në sy. Shpejtësia që të gjtiha kanë të bëjnë me këtë kategori sjelljesh që do të adresohen në rregullat e reja”, tha ministri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll