Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një sërë takimesh për sigurinë në BE dhe rajon.
Ka qenë Xhafaj ai i cili me anë të një postimi në Twitter ka bërë të ditur për takimet me ministrat e BE-së dhe të Ballkanit.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj shkruan në twitter:
4 ditë të ngjeshura me takime&aktivitete për çështje të sigurisë në BE e rajon. 2-3 tetor, takim i Drejtorëve të Policisë së vendeve ballkanike, Europol, DEA, FRONTEX, UNODC. Sot e nesër, Ministeriali Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor për Çështjet e Brendshme e DrejtësisëMinistra nga vende të Ballkanit dhe të BE-së, së bashku me Komisionerin e BE-së Avramopoulos. I pranishëm edhe Ministri i Brendshëm i Austrisë, vend që mban Presidencën e radhës të BE-së, si dhe shumë personalitete të agjencive të ndryshme ligj zbatuese evropiane. Mirësevini!