Hapësire reklamuese

Rajoni

Siguria në Kosovë, Scholz: KFOR-i të jetë në pozicion për të reaguar

Shkruar nga Newsbomb
Siguria në Kosovë, Scholz: KFOR-i të jetë në pozicion

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur sot për situatën e sigurisë në Kosovë. Teksa theksoi rëndësinë e prezencës së KFOR-it në Kosovë, Scolz tha se NATO është garantuese për sigurinë në vend përmes KFOR-it.

Kancelari tha ndër të tjera se Gjermania i qendron pranë NATO-S.

“NATO është garantues i sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë përmes KFOR-it. Gjermania është duke marrë pjesë në këtë mision përmes forcave ushtarake. Tensionet e fundit na dëshmojnë sesa e rëndësishme është prezenca e tyre aty. Dhe KFOR-i duhet të jetë në pozicion për të reaguar në të gjitha zhvillimet”. Deklarata e kancelarit gjerman për Kosovën u bë gjatë takimit që ai zhvilloi sot me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili po zhvillon një vizitë zyratre në Berlin.

Që nga fundi i majit, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, tensionet janë të larta, pasi serbët lokalë kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave. Për shkak të rritjes së tensioneve, që u përcollën me protesta të dhunshme, ku u lënduan edhe dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it, NATO njoftoi për rritjen e pranisë ushtarake në Kosovë.

KFOR, që është reaguesi i tretë i sigurisë, vazhdimisht ka deklaruar se mund të ndërhyjë nëse është e nevojshme, por ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Më 24 shtator, tensionet u rritën edhe më shumë pasi një grup i armatosur serbësh sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve, autoritetet thanë se u vranë edhe tre sulmues. Aktualisht, në kuadër të KFOR-it janë 4.353 trupa, 70 prej të cilëve janë nga Gjermania.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese