Këngëtarja e famshme konsiderohet si më e rrezikshmja për këdo që e kërkon në internet, kjo për shkak të të dhënave që ajo ka.
Bëhet fjalë për Avril Lavinge, ku duke kërkuar në rrjet për të me emrin “Avril Lavinge free mp3” rrezikoheni në masën 22 përqind të përballeni me një sajt të dëmshëm për komjuterin tuaj”, raporton “The Guardian”, transmeton newsbomb.al.
Në klasifikim e listës së kompanisë së sigurisë informatike “McAfree”, pas saj renditen këngëtarët Bruno Mars, Celine Dion, Justin Bieber, Katy Perry dhe Beyonce.
Ekspertët thonë se fansat duhet të mendohen mirë kur të kërkojnë për këta këngëtarë, pasi kompjuteri apo celulari i tyre mund të marrë viruse të rrezikshme.