Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me punonjësit e Shërbimit të Kontrollit në Burgje.
Ky takim bëhet në kuadër të shtimit të sigurisë në sistemin e burgjeve si dhe për parandalimin e futjes së objekteve të paligjshme që mbahen në ambientet e brendshme të institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Kujtojmë se në një aksion blic dje Forcat Operacionale të Policisë së Burgjeve kapën në ambientet e burgut të Peqinit katër aparate celular të fshehura në pajisjet elektro-shtëpiake, ndërsa në Korçë një i burgosur, i cili sapo ishte kthyer nga leja, kishte arritur të fuste 22 doza droge në burg.