Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Siguri maksimale për ambasadorin Luigi Soreca; do të mbrohet nga Garda e Republikës (VENDIMI I PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në vendimin e qeverisë shqiptare, i cili u botua sot në Fletoren Zyrtare, përcaktohet se Garda e Republikës do të ruajë dhe mbrojë ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Një pikë tjetër e këtij vendimi ka të bëjë gjithashtu me mbrojtjen e objektit, ku qëndron dhe ushtron veprimtarinë diplomati i huaj.

VENDIMI/ Nr. 375, datë 23.6.2021

Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen e mbrohen nga garda e Republikës:

Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe  të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të  ligjit  nr.33/2021,  “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”,  me  propozimin  e  ministrit  të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: 1. Garda  e  Republikës  ruan  dhe  mbron  këto personalitete:

a)   Ambasadorin   e   Bashkimit   Evropian   në Shqipëri.

2. Garda  e  Republikës  ruan  dhe  mbron  këto objekte:

a)   Objektet   ku   akomodohet   dhe   ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën  “a”, të pikës 1, të këtij vendimi.

3. Ngarkohen   Ministria  e  Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren  Zyrtare’- vendimi i botuar në fletoren zyrtare.

Më shumë

spot_img
spot_img