Hapësire reklamuese

Aktualitet

Siguracioni i shtëpive, deputeti i PS: Këto janë dy mundësitë që po shqyrtohen

Shkruar nga Newsbomb

Pas tejkalimit të përmbytjeve, temë diskutimi është bërë dëmshpërblimi për banorët e dëmtuar.

Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi i ftuar në “360Gradë” në Ora news, tha se janë dy opsione për sigurimet e banesave dhe jo vetëm për shkak të përmbytjeve.

Për Shalsin një mundësi është që qeveria të blejë siguarcion privat ose një paketë mikse.

“Problematika e vlerësimit të dëmeve është një sfidë që edhe sot që flasim mbetet problematike. Ka fuqi shteti që të dëmshpërblejë? Jo, shteti nuk mund të marrë përsipër dhe kjo ka qenë arsyeja e dështimeve gjatë gjithë tranzicionit të dëmshpërblimeve. Është e pamundur. 3334 fermerë janë dëmshpërblyer me vlerën 3 mln euro. Tani jemi duke vlerësuar dhe nuk jemi as fare afër 2015-s megjithëse volumi i reshjeve ishte më i madh. Duka tha se është e pamundur të zgjidhet me siguracionet. Nëse do të më lejoni edhe si ish-drejtues i INSIG. Skema është fare e thjeshtë, dy janë metodat, ose qeveria blen siguracion dmth derivat për një përmbytje të caktuar. Opsioni tjetër që është sot në tavolinë është paketë miske, mbulim nga 2 mln lekë të vjetra deri në 10 mln lekë të vjetra”,- tha Eduard Shalsi. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese