Sipas policisë italiane banda prej katër anëtarësh shënjestronte supermarketet pasi gjatë festave të fundvitit rritej edhe shuma e parave të shpenzuara dhe që mbahej në arkë.
Ata kishin arritur në disa raste të thyenin supermarketet duke vjedhur kasafortat me shuma deri në 10 mijë euro. Por policia italiane kishte organizuar një aksion të befasishëm duke parashikuar grabitjen e tyre të radhës, çka çoi edhe në arrestimin e tyre. /Newsbomb.al