Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Siç u paralajmërua, shoqëria civile në Vlorë në protestë për projektin e Sheshit të Flamurit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pjesëtare të shoqatës civile ditën e sotme kanë zhvilluar një protestë, ku kanë kundërshtuar projektin e Sheshit të Flamurit në Vlorë.

Ata janë shprehur në protestë se projekti i ri do të zhukë origjinalitetin e sheshit dhe me të do të zbehet dhe kujtesa historike.

Kujtojmë që pas paralajmërimit për protestë reagoi edhe kryeministri Edi Rama dje duke thënë se ata që bëjnë këto thirrje janë pjesë e foltores së Berishës.

Më herët protestuesit kanë kërkuar transparencë në lidhje me ndërtimin që po bëhet në vendin e 4 topave.

Projekti i rikonceptimit të “Sheshit të Flamurit” ka nxitur debat në opinionin publik pasi ka shtyrë qeverinë që të shtetëzojë disa prona private, përfshirë këtu edhe një ndërtesë shumëkatëshe. Por sipas ekspertëve të fushës, ai do t’i japë Vlorës atë që i mungon për sa i përket trashëgimisë kulturore.

Rijetëzimi i “Sheshit të Flamurit” do të bëhet nga arkitekti i mirënjohur belg, Xavier de Geyter, për ta transformuar Vlorën në një realitet të ri mesdhetar.

Më shumë




spot_img








spot_img