Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Si u zbulua pas 10 vitesh vrasja e biznesmenit Ilir Rexhepi në Elbasan, vrasësi kërkoi 1 milion euro që të mos bashkëpunonte me drejtësinë (ROLI I ANASTAS ÇOLLAKUT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

80f2198cc3ad4568a93a1eb7de8a1465

Janë dashur 10 vite që prokuroria të zbulonte se Geni (Mihal) Toshi ishte autori i vrasjes së biznesmenit 40 vjeçar Ilir Rexhepi nga Elbasani.

Gazetari Artan Hoxha ka siguruar pjesë nga dosja hetimore, në të cilën thuhet se bashkëpunëtori i vrasësit është Anastas Çollaku, i cili ishte në drejtimin e makinës me ngjyrë të bardhë të marrë me qira. Gjatë atentatit, Toshi u plagos në mjekër por u largua me shpejtësi, por la pas gjurmët e AND-së.

Pas plagosjes vrasësi ndaloi në Peqin për ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas u zhvendos në Roskovec ku qëndroi disa ditë te Ilir Shabani, për t’u nisur më vonë drejt Korçës. Sipas hetimeve, vrasjen e Ilir Rexhepit e ka porositur një grup i njohur kriminal në qytetin e Elbasanit, të cilët ofruan 80 mijë euro.

“Vrasësit janë paguar 50 mijë euro nga (….) që u tregua bujar dhe si shpërblim dha edhe 30 mijë euro shtesë, dmth 80 mijë euro, plus ndihmë për vëllanë e Geni Toshit, Damiano Toshi i dënuar me burgim përjetë dhe gjyqin e transferuar në Elbasan për arsye se familja (që porositi vrasjen e Rexhepit) kishte ndikim të fortë te prokuroria dhe gjykata e Elbasanit” thuhet në dosje.

Pas vrasjes dhe shumës s ëeurove që mori, Tosh ii kërkoi përsëri grupit kriminal 50 mijë euro, por ata nuk pranuan t’ia jepnin. “Shumën Toshi e kërkoi përmes B.., por grupi kriminal nuk pranoi që t’ia jepte dhe për këtë arsye u prishën. Toshi kërkon takim me kreun e grupit kriminal, por ky i fundit e drejton te B…, takimi u në në Selanik.

Toshi kërcënoi se do të bashkëpunonte me drejtësinë nëse grupi kriminal nuk i jepte 1 milion euro” thuhet në dosje. Por cila ishte përgjigja e grupit kriminal? “Ne do të paguajmë 2 milionë euro në prokurori dhe gjykatë për ta mbyllur këtë problem dhe ty do të vrasim të gjithë familjen. Geni Toshi e ka filmuar këtë takim me një kamer trupi, të cilën e zotëron” thuhet më tej në dosje.

Në dosjen e prokurorisë theksohet se “Anastas Collaku ka qenë gjithmonë ndërmjetës i grupit kriminal, pra familjes në Elbasan dhe organizator i disa vrasjeve dhe atentateve për llogari të tyre”. Vetë Collaku ka organizuar dhe ka marrë pjesë në vrasjen e Rexhepit, por jo vetëm kaq. “Anastas Collaku ka organizuar dhe ka marrë pjesë në vitin 2009 në Torino në atentatin ku mbeti i plagosur ish-efektivi i policisë Fadil Mema.

Më shumë

spot_img
spot_img