Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Si u vra Ilirjan Sulku në Hollandë, pas dy muajsh ekzekutohet vëllai në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

65ffb06c0bb4785d686215eaf213db29

Ilirjan Sulku, i njohur në Hollandë me shumë identitete, është vrarë më 6 prill të këtij viti, thuajse 2 muaj para se vëllai i tij Besnik Sulku të humbte jetën në një përplasje me armë mes Bulevardit ‘’Zogu i Parë’’, në Tiranë.

Sulku, 33 vjeç humbi jetën në një parkim në Ridderkerk, brenda ‘’Smart’’-it   të tij në ngjyrë të zezë. Ai u qëllua me një plumb pas koke rreth orës 12 të natës në zonën e  Seringenplantsoen në Overton.

Sipas medieve hollandeze, policia gjeti kartën e identitetit të shqiptari tjetër në makinën e tij, i cili pas kërkimeve të policisë rezultoi se ishte kushëriri i Sulkut, që jeton në Shqipëri. Familja e Sulkut konfirmoi identitetin e tij të vërtetë.

Ilirjan Sula kishte emrin Durim Sulku, duke e ndryshuar atë  më vonë në Durim Sula. Ai gjithashtu përdori shpesh në Hollandë emrin e vëllait të tij. Sulku mbante edhe një pasaportë bullgare me emrin Borislav Dimitrov. Miqtë e thërrisnin “Rimi”. 

“Kjo e bën hetimin e vështirë, sepse është e rëndësishme të dish se kë njihte ai, me të cilin mund të kishte patur një konflikt’’, shkruan opsporingverzocht.nl. Ende nuk është gjetur autori i vrasjes së tij.

parkimiilirjansulku

Parkimi ku u vra Sulku

 

Lexo edhe:

Dinamika e ngjarjes ku mbetën të vrarë 3 persona në Tiranë

Ulërima e fundit e Mentor Luftit: ''O Baaa, të lashë vetë, o ç'më bënë o ba, më vranë''

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img