Hapësire reklamuese

Aktualitet

Si u paralajmërua në rrjetet sociale vrasja e çiftit në Tiranë, Arsen Muskurti sulmonte vëllanë dhe kunatën (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Dritan dhe Nora Muskurti, prindër të tre fëmijëve të mitur janë vrarë pasditen e kësaj të marte në biznesin e tyre në Tiranë, në rrugën “Islam Alla”. Ata u vranë nga vëllai i Dritanin, shtetasi Arsen Muskurti, me të cilin ishin në konflikt prej kohësh.

Dritan Muskurti raportohet se kohë më parë kishte kërkuar mbrojtje në Polici, pasi i frikësohej një sulmi nga i vëllai, autori i sotëm Arsen Muskurti. Kjo frikë e viktimës së sotme duket se nuk ishte pa bazë, pasi nga një vëzhgim në rrjetet sociale shihet se palët e kishin paralajmëruar ngjarjen në rrjetet sociale.

Autori, Arsen Muskurti që njihet dhe me emrin Hamza, bënte shkrime të ndryshe kundër vëllait të kunatës. Në një prej këtyre shënimeve, ai shkruan "Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bjen vetë në gropë."

Një nga statuset e Arsen (Hamza) Muskurtit në Facebook

"Ti Dritan Muskurti i njohur si Alban Muskurti pronar i NOOR TRAVEL që dërgon njerëz në Umra në Arabi i bërë lanet (mallkuar) nga nëna me zemër e me shpirt, haram qumështi i nënës që merresh me të tilla akuza, shpifje, shantazhe, skuthurinash etj... Ti Nora Muskurti bashkëshortja e Dritanit (Albanit) nga mllefi që ka për vjehrrën e saj që e ka bërë lanet.

Këto që keni bërë JU i dinë të gjithë njerëzit, fisi, komshinjtë, shok, miq & Dashamirës të gjithë i dinë cfarë keni bëre ju të dy burrë e grua, turp për Dritan Muskurti që flet kështu kundër vëllait të tij prej nëne, turp për Nora Muskurti, që flet kështu kundër kunatit të saj. Populli thotë: Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bjen vetë në gropë.

Nëna nëse vdes do vdes vetëm nga depresioni që po shkaktojnë këto individë familjes tonë dhe 10 familjeve të tjera që ju kanë hy në hak dhe ju kanë bërë zullum.  Dhe për këtë gjë Dritan Muskurti, Nora Muskurti, Visjana Dada, Artur Xhukellari do të mbajnë përgjegjësi para Zotit, shtetit dhe njerëzve."

Por, dyshohet se edhe çifti që ndërroi jetë sot, prindër të tre fëmijëve nuk i kishin kursyer fyerjet për Arsen Muskurtin në rrjetet sociale. Të paktën sipas atyre që thotë vetë autori. Një adresë me emrin Visjana Dada shpërndante fotot e Arsen (Hamza) Muskurtit dhe përdorte një fjalor të rëndë kundër tij.

Më poshtë, një ndër postimet e adresës "Visjana Dada, për Arsen Muskurtin

Lexo edhe 1: Të shtëna me armë zjarri te “Rruga e Kavajës” në Tiranë, dyshohet për dy të plagosur

Lexo edhe 2: TRONDITËSE / Vëllai vret vëllanë dhe kunatën te “Myslym Shyri”, konflikti për pronësinë e agjencisë turistike

Lexo edhe 3: Tronditet Tirana, vëllai vret vëllanë dhe kunatën brenda biznesit familjar (EMRAT)

Lexo edhe 4: FOTOT: Ky është çifti që u vra në Tiranë, Arsen Muskurti qëlloi vëllanë dhe kunatën për agjencinë e udhëtimeve, çonin besimtarë në Mekë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu