Si u ngatërruan mediat me foton e Sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë të arrestuar, publikuan tjetër person
Shkruar nga Newsbomb
Një gabim ka ndodhur në pothuajse të gjitha mediat shqiptare, të cilat teksa postonin foton e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, kanë ngatërruan person.
Mediat televizive dhe ato “online” duket se kanë rënë pre e “copy paste” dhe duke parë njëra tjetën kanë rënë pre e “fake neës”.
Në rrjetet sociale qarkulluan lajme me titullin “kjo është sekretarja e Ministrisë së Shendetësisë që u arrestua për korrupsion”, por në fakt nuk ishte ajo, pasi median duke kërkuar emrin Joana Duro në rrjetet sociale dhe pa bërë verifikim kanë postuar foton e një personi tjetër që nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.
Tashmë është fshirë fotoja e vajzës që gabimisht u bë kryefjalë në media, ndërsa tashmë ka dalë edhe foto e Joana Duros.
Për këtë gabim të mediave ka reaguar edhe gazetari Osman Stafa, i cili kritikon kolegët.
Duro është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Duro është arrestuar nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet, së bashku me një tjetër punonjëse të Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto.
Sipas SPAK Duro ka marrë një përfitim të parregullt në shumën 330.000 lekësh për të favorizuar një kompani për të përfituar një tender përmes punonjëses Laura Shteto, me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjensinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Shuma e parave u gjet dhe sekuestrua pikërisht brenda zyrës së Duros.
Gjithashtu mësohet se sekretarja e Shëndetësisë do të ndërhynte në garën për tenderin për rikonstruksionin e disa qendrave shëndetësore.
LEXO EDHE: SPAK del me njoftim zyrtar: Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë mori 3 milionë lekë, do favorizonte një kompani për tenderinArrestohet sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, në pranga edhe një tjetër punonjëse, akuzohen për korrupsion (EMRAT)