Hapësire reklamuese

Aktualitet

Si u gjetën magazinat e armëve me “Google Maps”, detaji që i lidh me vrasjen e Santiago Malkos

Shkruar nga Newsbomb
Si u gjetën magazinat e armëve me “Google Maps”, detaji

Magazinat të mbushura plot me armatim të lehtë dhe të rëndë në Tiranë u zbuluan nga bashkëpunimi i Enver Jamakut me prokurorinë.

Ky i fundit u arrestua pasi së bashku me Edmond Jamakun, me porosi të Gjergj Cukalit, shpërthyen me tritol makinën e Gjon Menës në Kamëz. “AbcNews” raporton se Jamaku i ka treguar vendndodhjen e magazinës në “Google Maps”.

Prokruoria gjithashtu dyshon se dy armët “Kallashnikov” që u përdorën në vrasjen mafioze të ish-efktivit të policisë Santiago Malko, mund të jenë blerë nga anëtarët e klanit “Duka” në një prej 20 magazinave të zbuluara nga policia.

Magazina është në pronësi të 43-vjeçarit Sokol Xhura, i cili vijon të jetë ende në kërkim pasi i shpëtoi arrestimit të 1 prillit, ku u zbuluan 18 bazat e para të modifikimit dhe magazinimit të armëve dhe muncioneve.

Madje, për të përforcuar dëshminë e tij, Enver Jamaku i ka treguar hetuesve se një numër të konsidetrueshëm armësh, i ka futur vetë në këtë depo, si dhe ka marrë pjesë në modifikimin e magazinës.

Pas zbulimit të këtyre depove, policia nisi menjëherë hetimet për të zbuluar se kush grupe kriminale i kanë blerë armët dhe nëse ato janë përdorur në atentate të ndryshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll