Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

“Si u dashurova me studenten time”, rrëfimi ndryshe i politikanit socialist, Anastas Angjeli flet për dashurinë: Zgjodha më të mirën…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Politikani socialist Anastas Angjeli ka bërë sot një rrëfim ndryshe, duke folur për herë të të parë njohjen me bashkëshorten e tij, me të cilën ka 38 vite martesë. Asokohe ajo ishte një një studente në vitin e dytë, ish-deputeti Anastas Angjeli ishte profesor i sapo diplomuar.

“Që të krijohet një lidhje në kushte të tilla, ka veçoritë e veta. Shumë lidhje krijohen për shkak të indicies që merren nga paraqitja e jashtme, nga komunikimi. Të qenurit student të jep mundësinë  të zbulosh shumë cilësi dhe virtyte përveç bukurisë, pamjes së jashtme, zbulon karakterin, vullentin besnikërinë, sjelljen dhe edukatën të cilat kur bashkohen krijojnë një kompleks virtytesh që të rrëmbejnë. Kështu ndodhi dhe me ne” u shpreh ai në emisionin “Rreze Dielli”.

 “Them se zgjodha më të mirën dhe mbase disa herë kam qenë unë pengesë për karrierën e saj se nuk lejoheshin dy veta nga një familje. Kur mbaroi Greta që mbaroi me nota të shkëlqyera universitetin mund të rrinte edhe pedagoge por meqë isha unë nuk mund të rrinte. Them se I kam hyrë në hak shumë, por mendoj se po i a shlyej pak nga pak.

Ato tabutë e atëhershme ishin me të vërtetë rrezik. Bile më kujtohet ne kemi qenë në zbor, në Mamurras dhe për shkak të kësaj lidhje që ne kishim unë pedagog dhe Greta studente më kanë thirrur në një mbledhje, organizata e partisë dhe me tërhoqën vëmendjen dhe rrezikoja dhe vendin e punës për shkak të kësaj lidhje, por kishte dhe njerëz me zemër të madhe të cilët kur e morën vesh mbajtën një qëndrim mjaft pozitiv”, shtoi Anastas Angjeli.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img