Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
0kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Si u arrestuan 2 amerikanët me laborator droge në Tiranë, ishin prej 1 viti nën hetim nga DEA (VIDEO-AKSIONI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kjo është video e operacionit antidrogë ndërkombëtar të koduar “Sintetiku” në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese amerikane që çoi në arrestimin e 2 amerikanëve të cilët po tentonin të largoheshin nga Shqipëria.

Ata janë Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA dhe Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në Neë York, USA.

Operacioni u zhvillua nga Policia Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe DEA Amerikane.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:

Në zbatim të letër porosisë të autoriteteve amerikane, si dhe pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për zbatimin e saj, Departameti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n amerikane pas një pune të mirë organizuar finalizuan me sukses operacionin e koduar “Sintetiku”,  ku u arrestuan 2 shtetas amerikane:

– Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA;

– Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA.

Ndaj tyre, Gjykata e Connecticut, SHBA kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” kjo vepër e kryer nëpërmjet ‘dark ëeb’.

Keta shtetas ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA. Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike.

Pas marrjes së letër porosisë dhe vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ekzekutimin e saj, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas 1 muaj hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n arriti të zbulojë bazën ku fshiheshin 2 shtetasit.

Gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktivitetin kriminal këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet  dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drograve sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike.

Shtetasit e mësipërm u mbajtën nën vëzhgim nga agjentët e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe u arrestuan në Morinë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe agjentë e DEA-s. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera.

Operacion dëshmon seriozitetin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë  për të luftuar krimin e organizuar, gadishmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligj zbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe rikonfirmoi edhe njëherë besimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Policisë së Shtetit, Prokurorisë  dhe agjencive ligj zbatuese amerikane.

Si u arrestuan 2 amerikanët në Tiranë, ishin prej 1 viti nën hetim nga DEA (VIDEO-AKSIONI) Kjo është video e operacionit antidrogë ndërkombëtar të koduar “Sintetiku” në bashkëpunim me agjencitë ligj zbatuese amerikane që çoi në arrestimin e 2 amerikanëve të cilët po tentonin të largoheshin nga Shqipëria. Ata janë -Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA dhe Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në Neë York, USA. Operacioni u zhvillua nga Policia Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe DEA Amerikane. NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT Në zbatim të letër porosisë të autoriteteve amerikane, si dhe pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për zbatimin e saj, Departameti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n amerikane pas një pune të mirë organizuar finalizuan me sukses operacionin e koduar “Sintetiku”, ku u arrestuan 2 shtetas amerikane: – Vincent (Dominic) De Caro, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA; – Arber Isaku, 29 vjeç, lindur dhe banues në New York, USA. Ndaj tyre, Gjykata e Connecticut, SHBA kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” kjo vepër e kryer nëpërmjet ‘dark ëeb’. Keta shtetas ishin nën hetim prej 1 viti nga DEA. Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatiteshin për të prodhuar drogë sintetike. Pas marrjes së letër porosisë dhe vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ekzekutimin e saj, Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas 1 muaj hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe DEA-n arriti të zbulojë bazën ku fshiheshin 2 shtetasit. Gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktivitetin kriminal këta shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drograve sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike. Shtetasit e mësipërm u mbajtën nën vëzhgim nga agjentët e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe u arrestuan në Morinë, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Në operacion kanë marrë pjesë edhe agjentë e DEA-s. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera. Operacion dëshmon seriozitetin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për të luftuar krimin e organizuar, gadishmërinë për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligj zbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe rikonfirmoi edhe njëherë besimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe agjencive ligj zbatuese amerikane.

 

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img