Hapësire reklamuese

Aktualitet

Si u arrestua agjenti i Operacionales, shefat e thirrën në zyrë për "probleme pune", u shtang kur pa veten në video me Ervis Martinajn

Shkruar nga Newsbomb
Si u arrestua agjenti i Operacionales, shefat e thirrën në zyrë

Jeton Lami, agjent i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, u arrestua dje pasi Gjykata ka dhënë ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Agjenti i Drejtorisë së Forcës Operacionale ka pasur kontakte dhe shoqëri me biznesmenin Ervis Martinaj.

Nga hetim rezulton se 28 vjeçari e ka transportuar Martinajn disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim. Pra, agjenti i Operacionales edhe pse e dinte se biznesmeni i basteve ishte në kërkim, është shoqëruar me të dhe e ka ndihmuar të lëvizë në disa qytete.

Ora News mëson se arrestimi i Jeton Lamit është kryer në zyrën e Drejtorit të Operacionales, ku është thirrur privatisht, që sipas shefave të tij duhej të sqaronte një moment pune. Lami ka shkuar në zyrë tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku është përballur me shefat.

Ata i kanë bërë me dije nëse kishte qenë ndonjëherë në Durrës në ditët e para të muajit gusht dhe Lami mësohet të jetë përgjigjur se e kishte vizituar qytetin e Durrësit, i shoqëruar me njerëz të afërm të tij.

Pas kësaj, sërish shefat e kanë pyetur nëse 28 vjeçari ishte shoqëruar ndonjëherë me persona në kërkim nga policia dhe prokuroria, por Lami ka treguar se nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Edhe kur është pyetur nëse ishte shoqëruar me Ervis Martinaj, ai përsëri e ka mohuar.

Por në këto momente Jeton Lamit i është kërkuar të shohë një video, në të cilën ai ka parë veten në ambientet e një hoteli në Durrës, ku shoqërohej me biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK, Ervis Martinaj.

Nga përmbajtja e videos, mësohet se pas qëndrimit disa minuta së bashku, agjenti i Operacionales ka mbetur i vetëm në ambientet e hotelit, ndërsa sipas policisë, Martinaj, është larguar me makinë nën shoqërinë e disa personave të tjerë.

Ky ka qenë momenti i fundit kur është kapur silueta e Ervis Martinaj. Dhe që prej këtij momenti të mbrëmjes së 7 gushtit 2022, nuk gjendet asnjë gjurmë e tij në Shqipëri. Kontaktet me biznesmenin i kanë humbur dhe familjarët, të cilët mëngjesin e 9 Gushtit i janë drejtuar komisariatit Kurbin, duke depozituar një denoncim për humbjen e kontakteve me të.

Lexo edhe: Agjenti Operacionales shoqëronte Ervis Martinajn, speciali i RENEAS “i mbronte krahët” kundërshtarit të tij Endrit Dokle

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.