Hapësire reklamuese

Aktualitet

Si u armatos Adem Jashari në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ushtaraku shqiptar, Ylli Mici, i cili e ka trajnuar komandantin legjendar Adem Jashari, tha se ai në fund të stërvitjes ka kërkuar armatim nga Shqipëria.

“Grupi i dytë ku ishte edhe Adem Jashari, kërkuan armatim në përfundim të stërvitjes”, kujton Mici këtë kohë në “Info Magazine” të Klan Kosovës.

“Ata bënë një kërkesë për armatim – ranë dakord që kushdo që donte të armatosjes e kishte atë mundësi – u kthyen të armatosur në Kosovë sepse e kishin mendjen për luftë”.

“Adem Jashari vet e ka tërhequr armatimin për zonën e Prekazit”.

“Ai kishte marrë 13 automatikë, 12 i ka mbajtur në pjesën e prapme të veturës, ndërsa një në duar – në mënyrë që të ishte gjithmonë i gatshëm për luftë”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.