Hapësire reklamuese

Politikë

“Si t’ja shpjegoj mamasë fjalën logim?”, deputeti i PD: Shqiptarët presin të vënë në zjarr tenxheren me fasule dhe jo “logimin” tuaj

Shkruar nga Newsbomb
“Si t’ja shpjegoj mamasë fjalën logim?”, deputeti i

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar sa i përket kërkesës nga kryetarja e Komisionit të drejtuar nga mazhoranca për logimin e deputetëve të opozitës.

Korreshi shkruan se gjatë mbledhjes së parë të komisionit të ligjeve fjala deputetëve të opozitës u është mohuar pasi ata nuk ishin “loguar”.

“Si tja shpjegoj mamase time fjalen LOGIM?!?
Sot ne diten e pare te mbledhjes te komisionit te ligjeve, paturpesishte, qe ne kostituimin e ketij komisioni edhe pse te gjithe anetaret e opozites ishin prezent, shoqja kryetare u mohoj fjalen.
Ne kundershtim te plote me me çdo norme.
Preteksi ?? I thjeshte fare. Qe te merrje fjalen edhe pse prezent ne sallen e mbledhjeve duhet te LOGOHESHIM. Po po keshtu u shpreh kryetarja e Komisionit te Ligjeve.

Kjo fjale (Logim) i kishte bere pershtypje mamase time kur i thashe pse nuk na dhane fjalen.
Tani si tja shpjegoj me fjale te tjera te thjeshta, por jo vetem mamase por si mamaja ime eshte mbi 50 % e popullsise se mbetur ne Shqiperi.
Shoqa Kryetare 97% e Shqiptareve nuk kane mundesi te blejne ushqimet per te mbajtur familjen dhe femijet dhe presin “Logimin” tuaj per te vene tenxheren ne zjarr qofte dhe me fasule e jo te degjojne perrallat e tua.
Ndaj verini gishtin kokes se u bete gazi i botes”, shkruan Korreshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu