Temperaturat e lartë në verë dhe vapa krijojnë një ambient aspak komod në zyrë. Në këtë rast nevojitet një veshje e lehtë, e rehatshme dhe e përshtatshme me etikën.
Nëse vishni rrobat klasike, me siguri do të ndjeni vapë dhe nuk do ndiheni rehat, sidomos kur fustanet apo fundet e ngushta nuk janë as në stilin tuaj.
Nga ana tjetër nëse zgjidhni të vishni pantallona, do t’iu bëjnë të ndiheni më komod, por sërish do të keni vapë.
Por zgjidhja më e mirë në këto raste, do të ishte një fustan pëlhure i lehtë, me ngjyra të hapura, i cili të mbulon defektet në trup, por edhe të tregon elegante.
Kjo veshje mund t’iu bëjë të ndiheni më komod dhe e freskët në ambientin tuaj të punës.














