Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Si të shmangim djersitjen e tepërt gjatë verës? 5 këshilla të lehta dhe shumë praktike për të larguar VAPËN

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në këto ditë të nxehta të gjithë ne përballemi me problemin e djersës.

Edhe pse rekomandohet që trupi ynë ka nevojë të djersijë, kjo gjë kthehet në shqetësim për pjesën më të madhe të njerëzve.

Por ka disa mënyra për të shmangur djersitjen e tepërt dhe të panevojshme.

Hidratohuni sa më shpesh

Trupi juaj ka nevojë për shumë ujë dhe lëngje, kryesisht gjatë stinës së verës. Konsumoni më shumë lëngje, pije dhe sa më shumë ujë.

Vishni rroba pambuku

Veshjet e pambukut thithin djersën e trupit, ndaj duhen shmangur veshjet e ngushta dhe të ngjitura pas trupit. Gjithashtu shmangni mëndafshin, poliestrën dhe najlonin dhe zgjidhni veshje prej pambuku.

Përdorni deodorant në darkë

Përzgjidhni deodorantët që kanë aftësi mbrojtëse 24 orë. Mjekët rekomandojnë aplikimin e deodorantëve përpara se të bini për të fjetur.

Shmangni ushqimet pikante

Ushqimet pikante dhe pijet e nxehta rrisin tensionin e gjakut dhe aktivizojnë gjendrat e djersës.

Ushqimet e pasura me kripë nxisin dhe aktivizojnë gjendrat e djersës në trup.

Flini në një jastëk të freskët

Në mbrëmje përdorni një jastëk të freskët që mund të mbajë larg vapën dhe djersën duke ulur temperaturën e trupit.

Para se të flini, mbështilleni jastëkun me një qese dhe e futeni në frigorifer, në mëyrë që të jetë sa më i freskët gjatë natës kur ju të flini.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img