“Si ta thyej krahun në shtëpi” është fjala kyçe që po kërkohet në Google në Rusi, pasi Presidenti i vendit Vladimir Putin bëri thirrje për rekrutim të pjesshëm, duke kërkuar rreth 300 mijë trupa.
Duket se pas njoftimeve të presidentit rus, kërkimet në Google për “aksident në shtëpi” u rritën në Rusi, sipas NeësËeek .
Duket se kjo është “zgjidhje” ekstreme nga disa rusë për të shmangur luftimet në Ukrainë, teksa qindra të tjerë janë ngritur në protestë duke thënë “s’do vdesim për Putinin”.
“Google Trends” rendit termat e kërkimit nga zero në 100, ku zero përfaqëson pikën më të vogël të interesit dhe 100 më shumë.
Kështu, sipas të dhënave nga “Google Trends”, pas fjalimit të Putinit, kërkimi i shprehjes “si të thyesh krahun në shtëpi” ka pasur një rritje dramatike.
Kujtojmë që rekrutimi i pjesshëm në Rusi është paralajmëruar sot nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Siç tha ai, vendimi është marrë “për të mbrojtur atdheun, sovranitetin dhe integritetin e tij territorial si dhe sigurinë e qytetarëve”. Presidenti rus kërcënoi edhe një herë se do të përdorë armë bërthamore, duke thënë “Unë nuk po bëj bllof!”.