Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Si sot 87 vite më parë lindi në Pogradec shkrimtari dhe skenaristi i madh shqiptar Dhimitër Xhuvani

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në 23 maj të 1934-ës në Pogradec lindi shkrimtari, dramaturgu dhe skenaristi i madh shqiptar Dhimitër Xhuvani.

Pasi përfundoi shkollën e mesme mjekësore, Dhimitër Xhuvani do të punonte për një kohë në spitalet rurale të Gramshit, Peqinit e Librazhdit.

Ai vazhdoi studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë dhe më pas studion në Institutin “Gorki” të Moskës.

Por përveç profesioneve të gazetarit, mësuesit dhe redaktorit, Dhimitër Xhuvani ka punuar edhe montator, elektricist apo saldator.

Ishte libri i tij “Tuneli” i botuar në vitin 1966, që do të merrte kritika të shumta në shtypin e asaj kohe, ndaj regjimi diktatorial vendosi ta dërgojë shkrimtarin e madh për “riedukim” në ndërtimin e Hidrocentralit të Bistricës ku edhe u detyruar të kryejë punë të rënda.

Dhimitër Xhuvani është i ati i skenaristit, regjisorit dhe producentit Gjergj Xhuvani, i cili u nda nga jeta parakohe në 2019-ën, në moshën 56-vjeçare.

Disa prej veprave më të njohura të tij janë “Kambanat e fundit” (1958), “Midis dy netëve” (1962), “Tuneli” (1966), “Përsëri në këmbë” (1970), “Fan Smajli” (1971), “Zgjimi i Nebi Surrelit” (1976), “Do të jetojmë ndryshe” (1979), “Vdekja e zotit Kaloti” (1981), “Bota ime” (1984), “Dashuri e harruar”, 2007.

Por Xhuvani është edhe skenarist i një sërë filmave të famshëm si “I dashur armik”, “Funeral Business”, “Dashuria e fundit”, “Një ditë nga një jetë”, “Shpresa”, “Bardhësi”, “Kronikë e atyre netëve”, “Melodi e pandërprerë”, “Koha nuk pret”, “Përtej mureve të gurta”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Brazdat”, “Mëngjeze lufte”, “Montatorja”.

Më shumë

spot_img
spot_img