Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Hën
35 °
Mar
36 °
Mër
36 °
Enj
34 °
Pre
29 °
E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

“Si sorkadhe, bukuri femërore dhe talent”, Spartak Ngjela “fiksohet” me poeten e re

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shpesh lakohet nga protalet për shkak të komenteve të tij që lë në fotot e bukurosheve tona të ekranit dhe jo vetëm.

Më herët një koment i tij për moderatoren Bora Zemani, ku i shprehu simpatinë bëri xhiron e rrjetet dhe u komentua gjerë e gjatë .

albsig

spring

Mirëpo, duket se Ngjela “e ka harruar” Borën pasi kësaj here ka kushtuar disa fjalë për një tjetër vajzë të bukur. E kemi fjalën për shprimtaren shkrimtaren Arsinoi Zengo Kallço, të cilën avokati e ka konsideruar një grua të bukur me fantazi.

Postimi i plotë:

Befas më ra për ta lexuar një shkrim me vlerë artistike i shkrimtares Arsinoi Zengo Kallço

Janë disa e disa ata që ma kërkuan që ta postoj në vendin e statusit tim.

Shkrimi i zonjës Zengo gjendet i plotë në faqen e saj, kurse kritika ime është si më poshtë:

Çdo shkrim që të krijon kënaqësi artistike si estetikë e të bukurës, të shtyn për të shkruar rreth tij, me kënaqësinë e krijimit tënd si kritikë. Dhe, prandaj po shkruaj se:

Më pëlqeu shumë shkrimi me patos artistik i shkrimtares se re Arsinoi Zengo.

Shiu është natyrë e thellë femërore në letërsi. Dhe autorja, këtu, e ka këtë intuitë që i zhvillon brenda vetes nevojën për meditim dhe fantazi.

Kjo shkrimtare është një grua e bukur me fantazi, dhe fantazia e hedh në krahët e letërsisë. Se ka shkruar një skicë letrare të bukur me historinë e familjes së saj, dhe ka kaluar: nga shiu te piktura dhe nga piktura te ndjenjat e historisë familjare. Pse?

Sepse e kërkon lansimin e portretit të saj si histori të spikatur të familjes së vet, për të ardhur te kërkesa e saj krijuese për t’u njohur në shoqërinë korçare, por dhe më tej.

Dhe është e bukur.

Dhe ka një emër mitologjik shumë të bukur.

Dhe ka talent për të shkruar.

Dhe autorja është nga Dardha, dhe i ka dhënë edhe fshatit Dardhë vendin e tij brenda vetes, se e di që Dardha është një fshat historik i bukurisë shqiptare dhe historisë së Shqipërisë.

Dhe kjo e zmadhoin së brendshmi autoren.

Dhe ajo vijon me shiun në shkrim, se i duhet magjia e meditimit femëror, dhe mediton poetikisht; dhe përmend edhe poetin e madh të Shqipërisë Drotero Agollin, për dardharen e bukur, kur ky ka thënë “Sorkadhja Dardhare”.

Dhe këtu kuptohet që Arsinoi poete këtë e ka për veten.

Kështu vijon, dhe ajo përkëdhel veten me poezinë e Driteto Agollot.

Dhe shkrimi vijon për historinë e saj të formimit… dhe shiu i jep motivin e brendshëm për të thënë: unë krijoj se jam e bukur si bukuria e Dardhës, dhe kam dashuri të madhe brenda vetes sime.

Por kjo kuptohet edhe nga shkrimi i saj që është i një natyre të veçantë, që kalon, nga e përgjithshmja si letërsi, tek e veçanta si dashuri e saj, që ajo e rrëfen me bukurinë letrare të një letërsie të veçantë.

Bukuria femërore dhe talenti, të bashkuara te një grua, krijojnë gjithmonë një letërsi meditative të veçantë.

Kjo është poetika e këtij shkrimi të bukur…

Spartak Ngjela

Kjo është shkrimtarja

Arsinoi Zengo Kallço

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img