Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
5.7kmh
75 %
Pre
12 °
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

“Si rrezikova burgosjen për shkak të gruas”, Bujar Kapexhiu vjen me rrëfimin e rrallë nga jeta personale

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Regjisori dhe artisti Bujar Kapexhiu, ka treguar në një intervistë shumëçka nga jeta e tij profesionale e personale. Ai ka treguar vështirësitë, fillimet dhe momentet e ndryshme të një karriere të gjatë e tepër intensive.

Në emisionin “Rreze Dielli”, Kapexhiu ka treguar edhe disa momente tepër pikante të jetës së tij personale, ndër to edhe martesën pikërisht në kohën kur partia komuniste e kishte dërguar për riedukim.

Ai kishte qenë në survejim gjatë periudhës kur do të bëhej dasma e për këtë arsye I ka kërkuar bashkëshortes të mos vishej me të bardha. Por kjo kërkesë mesa duket nuk është zbatuar nga ajo, duke e vënë në rrezik regjisorin.

“Ishte një periudhë e rrezikshme nëse nuk realizohej porosia e partisë, ka qenë viti 74’-75’ mbas Festivalit të 11-të që filloi reprezalja me ekonominë, ushtrinë, pushkatimet, ishte edhe një tjetër që femrat nuk duhet të jenë shumë të pispillosura dhe kur vinin në punë nuk mund të mbanin varse, vëthë aq më tepër të lyheshin me buzëkuq. Dhe në një moment të caktuar, nuset nuk duhet të dilnin me fustane të bardha.

Unë në atë kohë isha i dënuar, punoja në prodhim në kanalë, dhe ju luta bashkëshortes time që mos e vish fustanin e bardhë sepse unë jam i dënuar, mua më ndjekin, jam i survejuar në cdo gjë dhe pikërisht të martoheshe me një grua me fustan të bardhë do thonë ky po na bën sfidë prandaj është e rrezikshme në këtë drejtim. Ajo qeshi dhe tha ‘ Unë një herë martohem dhe do të dal me fustan të bardhë’’ ka rrëfyer Kapexhiu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img