Hapësire reklamuese

Bota

Si rrallëherë OBSH KRITIKON Kinën: S'po japin të dhënta të sakta, kërcënohemi nga shpërthimi i varianteve të reja

Shkruar nga Newsbomb
Si rrallëherë OBSH KRITIKON Kinën: S'po japin të

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka akuzuar Kinën se nuk po jep informacione të sakta lidhur me numrin e të infektuarëve.

Gjithashtu OBSH ka kritikuar përfaqësuesit e Kinës për kufizimet e vendosura, të cilat sipas tyre nuk janë aspak efektive dhe parandaluese për shpërthimin e një tjetër vale të re të Covid-19.

“Ne vazhdojmë t'i kërkojmë Kinës të dhëna më të shpejta, të rregullta dhe të besueshme për shtrimet në spital dhe vdekjet, si dhe sekuencën më gjithëpërfshirëse, në kohë reale të viruseve,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për media në Gjenevë të mërkurën.

"OBSH është e shqetësuar për rrezikun për jetën në Kinë dhe ka përsëritur rëndësinë e vaksinimit, duke përfshirë dozat përforcuese, për të mbrojtur kundër shtrimit në spital, sëmundjeve të rënda dhe vdekjes," shtoi ai.

Drejtori Ekzekutiv i OBSH-së për Emergjencat Shëndetësore , Mike Ryan, tha se në shumë vende kanë hasur voenesa lidhur me raportimin e të dhënave spitalore.

Sipas tij vendi ka listuar vetëm ata pacientë me Covid të cilët kanë humbur jetën. Gjatë ditëve të fundit të vitit 2022 Kina raportoi më pak se 20 vdekje nga rastet lokale me Covid, sipas shifrave të publikuara në faqen e internetit të Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Rritja e rasteve në një vend prej 1.4 miliardë banorësh ka ngritur gjithashtu shqetësime globale rreth shfaqjes së mundshme të varianteve të reja.

Të mërkurën, Bashkimi Evropian “inkurajoi fuqishëm” vendet e tij anëtare që të paraqesin një kërkesë për një test negativ Covid për pasagjerët që udhëtojnë nga Kina në BE.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu