Hapësire reklamuese

Politikë

Si rrallëherë, Kejdi Mehmeti flet për jetën private, si e priti lajmin e shtatzënisë

Shkruar nga Newsbomb
Si rrallëherë, Kejdi Mehmeti flet për jetën private, si e

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj si rrallëherë më parë në një intervistë ka folur për jetën personale, pasi është shtatzënë në pritje të një vajze.

Ajo ka treguar se lajmin për shtatzëninë e ka mësuar pasi kishte mbaruar fushata për zgjedhjet e 25 prillit, teksa është shprehur se ky lajm i ëmbël e ka bërë që ti shohë gjërat ndryshëm.

“Ka qenë një moment shumë interesant lajmi për shtatzëninë time, e mora vesh pasi kisha përfunduar fushatën. Në një periudhë ku isha shumë e ngarkuar dhe e renduar, për shkak të gjithë asaj që ndodhi në fushatë.

Ky lajm sikur më ndryshoi dhe më bëri të shikoj gjërat me një tjetër perspektivë, duke i marrë të gjitha vendimet dhe ato që kishin ndodhur me një tjetër lloji qetësie dhe me një tjetër reflektimi. Kështu mund të them që vera përtej angazhimit politik pati dhe këtë përjetim të bukur”, u shpreh ish deputetja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu