Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Si rrallë herë, Meta i njeh cilësitë e mira Ramës: Është shumë ambicioz për të bërë një punë dhe shumë i përkushtuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përveç akuzave sot ka bërë disa deklarata ndryshe për kryeministrin Edi Rama, duke i njohur dhe pranuar disa cilësi të mira.

Ai u shpreh se kryeministri ka disa cilësi që duhet t’i pranojmë, duke përmendur këtu faktin se Rama është shumë ambicioz për të bërë një punë dhe shumë i përkushtuar për të demonstruar sukseset e arritjet.

Por sipas Metës Edi Rama është i infiltruar në politikë, ashtu si edhe Lulzim Basha.

Meta: Rama i ka disa cilësi që duhet t’ia pranojmë siç ka disa cilësi që kanë dalë të paparashikuar për shkak të mungesë ssë informacionit dhe ndryshimit të rrethanave. Duke nisur nga cilësitë e mira, ai është shumë ambicioz për të bërë një punë, shumë i përkushtuar për të demonstruar një sukses apo arritje.

Kjo është një aftësi. Përveç aftësisë për të punuar më këmbëngulje, qoftë përmes manipulimeve, është e qartë që se Rama është i infiltruar në politikë, ashtu si Basha. Erdhi i katapultuar.

Së dyti Rama ishte njeri që erdhi me një projekt për të marrë drejtimin e PS. Rama është ky që vinte mbas meje te rosaku dhe atë që bënte qeveria donte ta merrte ai. Tani ku e ke rosakun te rruga e Elbasanit, ku loznin fëmijët? Shikoni se çfarë i bëri teatrit.

Ndër të tjera Meta tha se e bën gjumin të qetë pasi sipas tij nuk ka shkelur asnjëherë ligjin dhe  nuk ka patur ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

Meta: Unë gjumin e bëj shumë mirë se ditën e kam gjithmonë intensive gjumin e bëj shumë të qetë,por këto sulme mua vetëm më nderojnë. Sulme dëshpërimi të gjithcka unë përfaqësoj në politkë që ka të bëjë me atdhedashurinë e përpjekjet e mia për luftën time pa komprpmis ndaj mafies vendase e ndërkombëtare, që kërkon ta kthejë Shqipërinë në një parajsë të krimit të orgamnizuar ndërkombëtar të pastrimit të parave.

Më shumë




spot_img








spot_img