Hapësire reklamuese

Aktualitet

Si ra në "grackë" Sokol Topçiu i "Farma Net Albania", fitoi miliona euro tendera gjatë pandemisë, shiste kontrabandë ilaçe për Covid

Shkruar nga Newsbomb
Si ra në "grackë" Sokol Topçiu i "Farma Net

Sokol Topçiu, pronar i kompanisë "Farma Net Albania", është arrestuar dje nga Policia si pjesë e një grupi pronarësh të farmacive që vepronin në Tiranë, që shisnin ilaçe kontrabandë për Covid-19.

Topçiu dhe personat e tjerë të arrestuar më parë, kanë rënë në "grackën" e ngritur nga Prokuroria dhe oficerët e krimit ekonomik. Ata kanë bërë blerje të stimuluara me agjentë të infiltruar në disa raste. Këto ilaçe bliheshin kontrabandë për 20 dollarë dhe shiteshin nga 500 mijë lekë (të vjetra).

Kush është Sokol Topçiu?

Newsbomb.al ka shkruar dhe më parë për pronarin e "Farma Net Albania" i cili kur qytetarët dhe bizneset ishin në vështirësi të mëdha në ditët e para të pandemisë së Covid, në vitin 2020, Sokol Topçiu vetëm pasurohej.

Në muajt e parë të vitit 2020, kompania Farma Net Albania, me pronar Sokol Topçiun ka arritur të fitojë mbi 3 milion euro tendera nga disa institucione të qeverisë shqiptare, për t’i pajisur ato me maska mbrojtëse, dezinfektantë dhe ndonjë pajisje tjetër për të mbrojtur punonjësit e tyre nga koronavirusi.

Në një kohë kur qeveria shqiptare kishte vendosur të pezullonte të gjithë tenderat e tjerë, përveç atyre që kishin lidhje me Covid-19, Farma Net Albania SHPK arriti të kapte një tender të majmë me vlerë plot 3.46 milion euro, së bashku me kompaninë tjetër “Euromed”, sh.p.k, tender i dhënë nga Ministria e Shëndetësisë.

 Më vonë, po kjo kompani e drejtuar nga Sokol Topçiu arriti të “kapë” edhe 200 mijë euro të tjera nga dy tendera me vlerë 100 mijë euro secili, nga OSHEE dhe Posta Shqiptare! Farma Net Albania do të furnizonte me maska mbi 2 mijë punonjës të dy institucioneve të mësipërme.

Lexo edhe: Kush është pas FARMA NET ALBANIA, kompania që po fiton MILIONA EURO tendera në kohë fatkeqësie nga koronavirusi

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese