Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

“Si President ngela i vetëm”, Meta flet për mandatin 5 vjeçar: U tradhtova nga miqtë! Tani ndihem sikur mezi po pres të dal nga një ëndërr

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta, duke folur për mandatin e tij 5 vjeçar në krye të shtetit, është shprehur mbrëmjen e sotme se ngeli i vetëm në një parlament një partiak. Sipas tij, u tradhtua nga miqtë ndaj u detyruar të kërkonte ndihmën e popullit.

“[…] Ilir meta gjatë këtyre pesë viteve e sidomos nga 17 shkurti e deri tani kur opozita është e paralizuar, kam qenë i vetëm si president i tradhtuar, i minuar nga miqtë dhe armiqtë për çdo lloj arsyeje. Si mund të jetë normale kur një president ngelet i vetëm në një parlament një partiak”, i shpreh Presidenti ndër të tjera në “Top Story”.

Nga zgjedhja si kryetar shteti në prill të 2017, si i kujtoni ato ditë?

Ilir Meta: Shqetësimi im nuk ishte se si u zgjodha por qëllimi ishte si do të bëja të pamundurën se si opozita të hynte në zgjedhje e të dilte nga çadra sepse ishte një përpjekje e kryeministrit dhe disa ndërkombëtarëve për ta lënë PD-në në çadër.

Loja ishte e qartë dhe unë ndihëm sikur mezi po pres të dal nga një ëndërr. E kam me shumë qetësi, kjo periudhë e presidencës ka tre faza që të jemi objektiv. Është faza e parë ku Rama thoshte se ky është presidenti më i mirë ishte një presidencë normale derisa opozita dogji mandatet.

Besoj të gjithë e kanë të qartë filmin në fund të fundit konkluzioni është i qartë i prerë, Ilir meta gjatë këtyre pesë viteve e sidomos nga 17 shkurti e deri tani kur opozita është e paralizuar, kam qenë i vetëm si president i tradhtuar, i minuar nga miqtë dhe armiqtë për çdo lloj arsyeje. Si mund të jetë normale kur një president ngelet i vetëm në një parlament një partiak.

Mua ma bënë më të vështirë por antenat i ngrita më lart, u detyrova të kërkoja edhe ndihmën e popullit. Nga muaji dhjetor që lindën konfliktet e KED, kur e kuptova që këta donin të rrëmbenin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që i përkasin presidentit, kam bërë çdo përpjekje për të shmangur dy marsin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img