Hapësire reklamuese

Rajoni

Si po funksionon ndikimi rus nëpërmjet lojërave të fatit?

Shkruar nga Newsbomb
Lojrat e fatit, foto ilustruese

Instituti për Studime Ndërkombëtare, ka hedhur dyshime se rusët po tentojnë të depërtojnë në Ballkan dhe sidomos në Kosovë, nëpërmjet lojërave të fatit. 

Kështu pretendon drejtori për siguri i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi. Elezi thotë se instituti që drejton e ka ngritur zërin qysh në vitin 2016 për ndikimin rus në Ballkan.

Se Federata Ruse ka njerëzit e vet në Kosovë e pohon edhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shemsi Syla.

Ndërkohë Drejtori i Departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti, thotë se Policia e Kosovës, është e gatshme të përballet me çdo situatë, por që tani për momentin situata është nën kontroll.

Sipas të dhënave Rusia tashmë ka një qendër të madhe të spiunazhit në Nish të Serbisë, nën emrin e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe, ku të kamufluar si ndihmës humanitarë operojnë rreth 3 mijë agjentë rusë.

Kjo bazë është vendosur në një pozicion strategjik afër aeroportit të Nishit, pranë autostradës së Korridorit 10, ngjitur me ambientet e Naftna Industrija Srbije, e cila është aksionare kryesore në Gazpromin e Rusisë.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu