E gjithë bota i ka sytë nga Ukrainë, e cila u zgjua sot me bombardime mëngjesin e sotëm nga Rusia.
Por si e pasqyrojnë mediat ruse këtë luftë? Mediat ruse nuk shkruajnë për një pushtim por për vetëmbrojtje.
Shumica e mediave në Rusi janë të kontrolluara nga shteti gjë që shpjegon se përse kanalet televizive të vendit po e paraqesin pushtimin si një akt vetëmbrojtjeje që synon vetëm nxjerrjen e ushtrisë së Ukrainës.
Shumë kanale kanë cituar një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes duke theksuar se “armë me precizion të lartë” po përdoreshin kundër vendeve ushtarake ukrainase, pa asnjë kërcënim për civilët.
Televizioni zyrtar shtetëror “Rossiya 1” filloi një buletin lajmesh duke thënë: “Sot Rusia ka filluar një operacion special ushtarak që synon mbrojtjen e njerëzve që për tetë vitet e fundit janë nënshtruar abuzimit dhe gjenocidit nga regjimi në Kiev”.