Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

“Si njeri me rrënjë nga mali”, Yuri Kim rikthehet në Tropojë dhe i premton banorëve: Do vi të ha me ju darkën e ‘Falënderimeve’

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, këtë të hënë është rikthyer në Bajram Curr duke mbajtur kështu edhe premtimin e bërë më herët fëmijëve të kësaj zone.

Përmes një postimi në “Instagram” Yuri Kim e impresionuar nga mikripitja që i bënë banorët ka premtuar se do të shkojë përsëri për të ngrënë së bashku darkën e “Falënderimeve”.

Ambasadorja ndër të tjera nuk ka harruar pa falenderuar banorët e Tropojës të cilët I kanë ofruar një mikrpitje të ngrohtë.

“E lumtur që jam kthyer në Bajram Curr për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve që takova gjatë vizitës sime të parë në maj. I premtova përsëri atyre se do të kthehesha për të ngrënë së bashku darkën e “Falënderimeve. Për amerikanët, Dita e Falëndërimeve është koha kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen.

Si njeri me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua që “të kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve. Ishte shumë bukur që të ndeshesha me fytyra të njohura dhe të bëja gjithashtu miq të rinj. Më la edhe një herë përshtypje inteligjenca dhe vendosmëria e treguar nga të rinjtë që takova këtu, veçanërisht studentët në “English Empoëers All Tropojans” dhe “Girls Lead Our Ë[email protected]ë_club_tropoje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenarë që sponsorizojnë programe që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për Tropojën dhe për 🇦🇱 & 🇺🇸! Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë,  jam mirënjohës që jam me ju!”, shkruan Yuri Kim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img