Jadav Payeng jeton në ishullin më të madh në botë që ndodhet mes ujërave të lumit Bramaputra, Majuli.
Gjatë shekullit të fundit ishulli është prekur nga rrëshqitjet e dheut si pasojë e përmbytjeve të vazhdueshme duke shkatërruar shtëpi dhe ferma.
Që prej vitit 1917 ishulli ka humbur gati gjysmën e masës së tokës si pasojë e erozionit.
Por në vitin 1970 Payeng vendosi të marrë përsipër një mision të vështirë, të shpëtojë ishullin nga shkatërrimi i plotë. Për 40 vitet e shkuara ai mbolli nga një pemë në ditë, sot një sipërfaqe pyjore rreth 6 kilometra katror.
“Në fillim ishte e vështirë dhe kërkonte shumë kohë mbjellja e një peme. Tani është e thjeshtë sepse farat i marr nga pemët e rritura”, tregon ai në një dokumentar të National Geographic.
Tashmë pylli ka 115 elefantë, rinocerontë, drerë dhe shumë tigra.