Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
0.5kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
16 °
Enj
20 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Si nisi sherri që përfundoi me pengmarrje? Sharjet dhe kërcënimet mes Kozakut dhe Fabio Dushkut

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Familjarët e Kozan Braçit, të njohur ndryshe si “Mbreti i Instagramit”, denoncuan ditën e djeshme në polici rrëmbimin e tij nga të afërmit e një tjetër reperi, Fabio Dushkut, i cili aktualisht ndodhet në burg në Athinë.

Ai u rrëmbye nga familjarë dhe shokë të Dushkut të cilët e kishin futur Kozakun në një makinë dhe më pas u futën live në Tik Tok dhe detyruar “Mbretin e Instagramit” që të shante veten me fjalë banale.

Ata më pas e lanë të lirë dhe menjëherë u dërgua nga policia në spital për kontrolle mjekësore.

E gjithë kjo ka ardhur vetëm dy javë pasi atij në shkallët e pallatit iu hodh një fishekzjar i fuqishëm. Fillimisht u raportua për shpërthim tritoli, siç pretendoi vetë Kozaku, por më pas policia zbuloi se bëhej fjalë për një fishekzjarr. Më pas, Kozak shpërtheu në akuza dhe fyerje online ndaj Fabio Dushkut duke deklaruar se ai kishte organizuar gjithçka.

Si nisi sherri Kozak-Fabio Dushku?

Dy të rinjtë janë fyer fillimisht gjatë lidhjeve live në TikTok me fjalë banale duke kërcënuar njeri-tjetrin, por duket se gjërat kanë shkuar shumë përtej disa fyerjeve të ndërsjellta në rrjetet sociale.

Kozak ofendoi dhe sfidoi disa herë Fabio Dushkun duke i kujtuar se ndodhej në burg dhe se duhej të sillej “siç i takon burrit në burg”, gjë që ka acaruar Fabio Dushkun.

Pas fyerjeve nga Kozak ndaj Fabio Dushkut, në shkallët e pallatit të të riut që jeton në lagjen e Alliasit në Tiranë ndodhi një shpërthim.

Pas verifikimeve policia konstatoi se bëhej fjalë për një fishekzjarr, por Kozak pretendoi se Fabio Dushku kishte urdhëruar të afërmit që t’i hidhnin tritol.

Pas kësaj si shau Fabio Dushkun në Tik Tok duke thënë se nëse kishte gjë, mund të merrej me të fizikisht dhe “jo të sillte njerëz fshehurazi natën”.

Duket se Dushku apo të afërmit e tij e kanë marrë seriozisht sfidën nga Kozaku para disa ditësh dhe kanë realizuar sot futjen e tij me dhunë në makinë duke e detyruar të thotë fjalë banale ndaj vetes pikërisht në llogarinë e tij të TikTok-ut.

Gjithçka ka ndodhur pas një rivaliteti pa arsye online mes të dyve, i cili ka shkuar shumë larg duke përfunduar në një pengmarrje sipas familjarëve të Kozakut.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img