Hapësire reklamuese

Showbiz

Si në përralla, Ronaldo nuk kursehet për ditëlindjen e Georginës, surpriza magjike për partneren në Dubai (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Georgina Rodriguez festoi mbrëme ditëlindjen e saj të 28-të në Dubai me partnerin Cristiano Ronaldo dhe familjen e tyre.

Bukuroshja spanjolle u suprizua nga ylli i Manchester United, i cili pagoi një shumë të konsiderueshme për të “luajtur” në ndërtesën më të lartë në Dubai, “Burj Khalifa” , një video me fytyrën e Georgina-s dhe me urimin e ditëlindjes.

Futbollisti postoi një video ku fytyra e modeles ishte “stampuar”në kullë dhe shkruante: “Gëzuar ditëlindjen Gio”. Theksojmë se disa minuta reklamim në “Burj Khalifa” kushtojnë 60 mijë euro! E kush nuk do të donte një surprizë të tillë nga njeriu i zemrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu