Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Si në kohën e pandemisë,” Ola Xama: Komsionet janë shndërruar në një teatër tallës

Shkruar nga Newsbomb
“Si në kohën e pandemisë,” Ola Xama: Komsionet

Një ditë më parë mbledhja e komisionit të Ekonomisë për buxhetin e paketën fiskale 2024 u zhvillua dhe miratua online.

Duke marrë shkas nga këto zhvillime, gazetarja Ola Xama shkruan se  shtylla kryesore e funksionimit të shtetit, Kuvendin e Shqipërisë është dëmtuar rëndë.

Sipas saj, nëse dikur në komisionet parlamentare diskutohej buxheti dhe paketa fiskale, tashmë po përballemi me një realitet të ri, ku mazhoranca këto diskutime të vlefshme dikur, i ka shndërruar në një teatër tallës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkuan se u deshën 26 minuta që buxheti të prezantohej nga Ministri i Financave, ndërsa minutat e tjera shfrytëzuan nga deputetët që ankoheshin për cilësinë e audios.

Gazetarja thekosn se kjo është të paktën hera e tretë që buxheti i vitit pasardhës nis shqyrtimin pa u miratuar më parë buxheti faktik i vitit që lamë pas.

"Sot u përsërit një skenë e ngjashme. Seanca e prezantimit të buxhetit zakonisht është më e gjata në mbledhjet dhe diskutimet e këtij ‘sezoni’. Sot ishte vetëm 28 minuta. 26 minuta u prezantua buxheti nga Ministri i Financave, 1 minutë u shfrytëzua nga një deputet të ankohej për cilësinë e audios dhe minuta tjetër u konsumua nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë. “Keni ndonjë merak?” pyeti, dhe siç pritej nuk kishte njeri asnjë merak.

Kjo është të paktën hera e tretë që buxheti i vitit pasardhës nis shqyrtimin pa u miratuar më parë buxheti faktik i vitit që lamë pas. Vazhdon mungesa e konsultimit me grupet e interesit për paketën fiskale apo me përfaqësues të shtresave që mbështeten nga buxheti dhe mungon dhe tabela e monitorimit dhe performancës së kontratave koncesionare 2022 sipas raportit investim privat/financim nga buxheti. Për këto, ose për shumë çështje që mund të dalin, me sa duket askush nuk do të interesohet dhe qeveria do të shkojë të shpalosë në publik vizionin e saj, a thua se janë diskutime për masat teknikalitet fiskale dhe buxhetore.

Situata është trishtuese sepse më shumë se tallje apo refuzim për opozitën, tregon se si çdo vit bëjmë hapa pas që dëmtojnë llogaridhënien institucionale, transparencën dhe të drejtat e njeriut," shkuan gazetarja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese