Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Si ndryshoi tregun blerja e aeroportit të Rinasit nga “Kastrati Group”, nga Tirana në Paris, Milano, Londër e Abu Dabi me 20 euro

spot_img

Lajme të ngjashëm

Linja direkte low cost Wizz air ka “lëshuar në dysheme” çmimet e biletave të avionëve nga dhe/ drejt Tiranës menjëherë pas ndryshimit të pronësisë së aeroportit ndërkombëtar të Tiranës në dhjetor 2020 kur Kastrati Group zyrtarizoi për 71 milionë euro blerjen e koncesionit të Aeroportit të Rinasit nga “Real Fortress Private Limited”.

E pabesueshme deri para dy vitesh kur Shqipëria kishte çmimet më të larta në Evropë dhe shqiptarët detyroheshin të udhëtonin nga aeroportet e rajonit por realitet i prekshëm sot: me 20 euro nisesh nga Tirana rreth orës 18.30 dhe rreth orës 21.10 me linjë direkte je në Barcelonë.

Çmime të ngjashme gjen edhe për biletën e parë për rezervime drejt Milanos dhe rreth 35 destinacioneve të tjera që nisen nga Aeroporti i Tiranës ku kompania ka vendosur bazën e saj për fluturuimet rajonale. Janë shtuar dhe linjat drejt Italisë, për në Milano (Bergamo dhe Malpensa), Bari, Trevizo, Torino, Verona, Piza, Katania, Bolonja.

Në Holandë shkoni drejt Eindhoven, ndërsa vazhdojnë fluturimet drejt Londrës (Luton) dhe Vienës ku konkurrenca me e Wizz Air ka ulur dhe biletat e Austrian Airlines, Lufthansa dhe ITA(ish-Alitalia).

Udhëtimet komerciale me transit Vienën ose Italinë po konkurrohen nga udhëtimet e drejtëpëdrejta me kosto të ulët dhe tashmë shqiptarët udhëtojnë mirë dhe lirë drejt Brukselit, Pragës, Baselit, Parisit, Kretës, Rodosit, drejt Gjermanisë në Berlin, Frankfurt, Hamburg, Baden, krahas destinacioneve që ishin, si Munih dhe Dortmund.

Sipas faqes zyrtare të Wizz  Air, fluturimet drejt Abu Dabit nga shtatori 2021 janë për vajtje janë nga 50 euro në çdo drejtim duke rritur ndjeshëm turizmin drejt vendeve ekzotike si Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për disa destinacione, biletat fillojnë nga 20 euro një drejtim, sipas një kërkimi në internet, për të tjera nga 25-50 euro vajtje-ardhje aq sa të duket e pabesueshme për shembull të shkosh e të vish në Paris me 20 euro por është realitet i prekshëm. Provojeni duke klikuar për bileta në këtë fillim sezoni.

Wizz Air do të ketë katër destinacione të reja, Liverpulin, Oslon, Madridin dhe Bilundin. Nga prilli 2022, GullivAir kompania ajrore Bullgare me seli në Sofie filloi fluturimin e ri midis Tiranës dhe Sofies.

Ndërkohë  Shqipëria, sipas Eurostat, rezulton i vetmi vend në Evropë me rikuperimin pozitiv të tregut të fluturimeve, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të raportuara janë 20-40 % më poshtë se periudhat përkatëse të para-pandemisë për janarin dhe shkurtin. Në janar 2022, fluturimet nga Shqipëria u rritën me 9.7%, në raport me janarin e 2019-s, ndërsa në shkurt zgjerimi ishte 0.7%.

Ndërsa në raport me periudhat përkatëse të 2021, fluturimet mëse janë dyfishuar, përkatësisht +139.6% në janar, me bazë vjetore dhe +117.8% në shkurt.

Ndryshimi pronësisë së TIA, ndryshoi modelin e biznesit, uli çmimet

Kalimi i aeroportit nga një kompani kineze te një grup shqiptar biznesi ndryshoi dhe planin e biznesit të aeroportit që ende është e paqartë se përse më parë nuk operonte me lonjkat low cost.

Presidenti i “Kastrati Group” thotë se pika e kthesës ishte marraveshja mes TIA dhe “Wizz Air”. Tashmë fluturimet ajrore nuk do të jenë më më të shtrentat dhe mall luksi por do të jenë të prekshme nga të gjithë qytat qytetarëve shqiptarë të cilëve do t’u ofrohen destinacione me çmime më të lira.

Sa kemi blerë aeroportin kemi kontaktuar firmën më të madhe në Evropë që është “Nako” dhe ajo ka bërë një masterplan, dhe do fillojmë me riparimin e pistët, me shtimin e parkingjeve, me shtimin e terminaleve të reja. Si vlerë do ta kalojë 100 milionshin. Shumë shpejt “Kastrati”-n do ta nxjerrim në treg, ku të kenë mundësi të gjithë qytetarët të investojnë, të fitojnë te “Kastrati”. “Kastrati” shumë shpejt do të jetë i qytetarëve shqiptarë”, shprehet z.Kastrati.

Sipërmarrësi Shefqet Kastrati që zotëron 100 % të aksioneve të aeroportit TIA e shpjegon thjeshtë ndryshimin e modelit të biznesit të aeroportit, “ulëm tarifat, futëm konkurrencën edhe pavarësisht se të gjitha aeroportet ishin në krizë prej Covid-it, stafi jonë, punoi 6 muaj, dhe kthyem e rikthyem të gjitha linjat me tarifat më të ulëta në rajon. Me këtë fluks që kemi ne, aeroporti ndihmon ekonominë, biznesin, turizmin, i ndihmon të gjitha”.

Z.Kastrati thekson se shumë shpejtë pritet që Aeroporti “Nënë Tereza” pritet të jetë lider në rajon, ku numri i pasagjerëve do të shkoi 10 milionë në vit. “Çdo ditë po na afrohen kompanitë më të mira në botë për të lidhur kontrata me ne, shumë shpejt do jemi lider të rajonit. Sipas ekspertëve tanë dhe ndërkombëtarë, brenda tre viteve do shkojë 10 milionë pasagjerë në vit”.

Shqiptarët ankoheshin gjithmonë për çmimet e larta të biletave të avionëve nga dhe drejt Tiranës dhe Autoriteti i Konkurrencës kishte rekomanduar hapjen e tregut dhe heqjen e ekzlusivitetit për udhëtimet ndërkombëtare.

Më datë 1 Prill 2016, Qeveria e Shqipërisë dhe TIA nënshkruan një amendament të Marrëveshjes së Koncesionit të TIA-s duke ndërmarrë një hap të konsiderueshëm drejt zhvillimit të transportit ajror dhe liberalizimit të fluturimeve ndërkombëtare në Shqipëri. Afati i Koncesionit i TIA-s u zgjat menjëherë për dy vite të tjera përkatësisht deri në Prill 2027 duke lejuar hapjen e Aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare. 

Tashmë edhe Aeroporti i Kukësit është konkurrent për fluturimet low cost dhe me marrëveshjen me Air Albania dhe Wizz  Air pritet të ketë një hartë të re të destinacioneve. drejt Austrisë, Gjermanisë, Zvicrës dhe Britanisë së Madhe me çmime që fillojnë nga 19 euro.

Zgjerimi i Aeroportit dhe shërbimi i ri VIP

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është duke u përgatitur për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron. Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) miratoi në mars 2022 shtesën e krahut verior në Aeroportin e Rinasit, që përkon me zgjerimin e terminalit të pasagjerëve. Në këtë projekt përfshihet edhe godina e re e policisë dhe zhvillues do të jetë koncesionari “Tirana International Airport” sh.p.k. Projekti ishte lajmëruar edhe më herët kur u bë edhe kalimi i aeroportit nga grupi i “Real Fortress Private Limited”, në pronësi të grupit kinez të shërbimeve financiare “China Everbright” tek blerësi i ri “Kastrati Group”.

Një nga ndërhyrjet e fundit në këtë aeroport është edhe salla e re VIP, një hapësirë e dekoruar me motive tradicionale shqiptare. Kryeministri Edi Rama ndau foto nga kjo hapësirë, ku sipas tij, pritet të punësohen të rinj dhe të reja me paga që fillojnë nga 60 mijë lekë.

Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza” është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart, ndërkohë që aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron”, tha Rama.

Dizajni i ri i Sallonit të Biznesit krijon një pikë ndalimi për pasagjerët për të shijuar, relaksuar dhe përjetuar një përfaqësim të vogël vizual të Shqipërisë që integron traditën në atë moderne, ndërsa jeni duke ecur nëpër sallë pritjeje, ju mund të provoni një “ekspozitë” të Folklori shqiptar. Salloni është i hapur me masat COVID-19 të vendosura.

Nëse dëshironi të shmangni një terminal të mbushur me njerëz, Tirana Airport Business Lounge është një prefekt vend relaksues për të pritur para fluturimit tuaj, duke përfituar nga pijet freskuese, vaktet e nxehta dhe të ftohta në përputhje me kufizimet aktuale të sigurisë. Zona e dedikuar për punë ju jep mundësinë të qendroni ne kontakt me punën dhe të mbani lidhje me zyrën tuaj, me perdorim falas dhe të shpejtë në internet. Ambjenti ndodhet në katin e 2-të brenda Terminalit të Pasagjerëve në anën e Nisjes. Salloni është i hapur për të gjithë klientët e fluturimeve të shpeshta dhe mysafirët e kualifikuar për të paktën një orë para nisjes së fluturimit të parë dhe deri në nisjen e fluturimit të fundit nga TIA.

Historia e aeroportit Tiranës, nga ndërtimi deri te zotërimi 100 % nga Kastrati Grup

Që më datën 18 Dhjetor 2020, Kastrati Group një kompani lider e pavarur me bazë në Shqiperi, e themeluar që në vitin 1990, zotëron 100% të kapitalit aksionar të TIA-s. Kastrati Group u krijua në fillim të viteve 1990 në Shqipëri. Përmes rrjetit dhe zyrave përfaqësuese; Kastrati Group është pozicionuar dukshëm në të gjitha rajonet e rëndësishme në të gjithë botën.

Por Aeroporti i Rinasit, sot i quajtur Tirana International Airport “Nënë Tereza” ka një histori të gjatë që nga ndërtimi i tij gjatë periudhës kohore 1955 -1957. Aeroflot, Jat, Malev, Tarom dhe Interflug, ishin kompanitë ajrore që operonin në Shqipëri deri në vitin 1960. Trafiku arrinte deri në dy fluturime në ditë.

Mbas vitit 1960 deri në vitin 1978, shoqëri të shumta ajrore ndërprenë operimet e tyre në Shqipëri, për shkak të izolimit politik të vendit mbas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik, i cili solli si rezultat një ulje të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve.

Gjatë periudhës 1965-1974 u kryen dhe u zbatuan disa përmirësime të shërbimeve në aeroport.

Gjatë viteve 1980 dhe 1990, si rezultat i zhvillimit të përgjithshëm teknologjik në fushën e aviacionit civil në të gjithë botën, edhe Shqipëria ndërmori një sërë përmirësimesh të shërbimeve të aeroportit në mënyrë që të përshtateshin me standardet e kërkuara ndërkombëtare.

 Si rezultat i ndryshimeve politike në Europën Lindore, u rritën në mënyrë të konsiderueshme kontaktet e zyrtarëve qeveritarë me vendet perëndimore.

Si rrjedhojë e ndryshimeve politike dhe sociale në Shqipëri gjatë viteve 1992 – 2000, u rrit numri i fluturimeve dhe kompanive ajrore që operonin në Shqipëri. Duke u ballafaquar me nevojat për zhvillim të mëtejshëm të Tirana International Airport “Nënë Tereza”, Këshilli i Ministrave vendosi të shpallë për investitorët ndërkombëtarë ndërtimin e një terminali të ri dhe shërbimeve të tjera, si dhe operimin e aeroportit.

Procedurat konkurruese u mbyllën në fund të vitit 2003 dhe në datën 23 Prill 2005 Tirana International Airport (TIA, konsorciumi i përbërë nga HOCHTIEF AirPort GmbH, Deutsche Investitions- und Entëicklungsgesellschaft bmH (DEG) dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (FSHAN)) filloi operimet tek Tirana International Airport “Nënë Tereza”.

Në 2005, TIA mori Aeroportin e Rinasit kur trajtoi rreth 600,000 pasagjerë. Dymbëdhjetë vjet më vonë, duke demonstruar rritje të ndjeshme, Aeroporti ofron shërbime për më shumë se 1.9 milion pasagjerë në vit dhe tani është një portë moderne për vendin, duke ndryshuar imazhin e Shqipërisë. Që nga viti 2005, më shumë se 70 milion EUR janë investuar në zhvillimin dhe zgjerimin e Aeroportit.

Më 1 Prill 2016, Qeveria e Shqipërisë dhe TIA nënshkruan një ndryshim në Marrëveshjen e Koncesionit të TIA dhe morën një hap të madh drejt zhvillimit të transportit ajror dhe liberalizimit të fluturimeve ndërkombëtare në Shqipëri. Periudha e Koncesionit e TIA u zgjat menjëherë me dy vjet, pra deri në Prill 2027, në këmbim të hapjes së Aeroportit të Kukësit për fluturimet ndërkombëtare.

 Më datë 1 Prill 2016, Qeveria e Shqipërisë dhe TIA nënshkruan një amendament të Marrëveshjes së Koncesionit të TIA-s duke ndërmarrë një hap të konsiderueshëm drejt zhvillimit të transportit ajror dhe liberalizimit të fluturimeve ndërkombëtare në Shqipëri. Afati i Koncesionit i TIA-s u zgjat menjëherë për dy vite të tjera përkatësisht deri në Prill 2027 duke lejuar hapjen e Aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare.   

Me datën 6 tetor 2016 China Everbright Limited (CEL kodi i aksioneve në bursë: 165.HK), një kompani ndërkombëtare investimesh dhe menaxhimi të aseteve e vendosur ne Hong Kong, merr në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img