Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Si ndodhi sherri me drejtorin e Teatrit Çuli dhe gazetarit Shehu? Flasin dëshmitarët në vendngjarje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6eef78bf564630791263f8f6906b129d

Hervin Çuli, drejtori i Teatrit Kombëtar pati dje një përplasje fizike me gazetarin e ABC News, Eni Shehun. Po si ndodhi dhe kush provokoi? Gazetarët e tjerë në vendngjarje rrëfejnë momentin por reagon edhe vetë gazetari Shehu.

“Miq, jam pa fjalë nga guximi i drejtorit të TK, i cili m’u sul si i çmendur duke më sulmuar dhe kërcënuar. Por, më shumë jam i prekur nga dashuria dhe suporti që më treguat të gjithë ju! Dikush me tha: Kjo ngjarje skandaloze do mbahet mend gjatë në historinë e Teatrit Kombëtar, si “gazetari i diplomuar aktor, që u bë Stari e i vodhi shkëlqimin premierës së dështuar të drejtorit.” Faleminderit nga zemra!’’, ka komentuar fillimisht vetë gazetari Shehu, duke shtuar se është gati të bëjë edhe testin e drogës.

Por një nga gazetaret në vendngjarje, Fatmira Nikolli e Gazetës Shqiptare, tregon si ndodhi e gjitha:

“Unë nuk e pashë çastin kur ndodhi përplasja mes drejtorit të teatrit dhe gazetarit të ABC-së sepse isha jashtë. Por, gjatë shfaqjes, ndryshe nga ç’pretendon drejtori, Eni Shehu nuk ishte as i dehur, as i droguar. Nuk ka nxjerrë asnjë fjalë nga goja, nuk i ka ngacmuar artistët dhe nuk ka bërë asnjë lëvizje. Këtë e them me siguri të plotë-pasi dy orët e para të shfaqjes derisa e nxorën jashtë, Eni ishte ngjitur me mua, aty në radhën e parë”

“Mua më vjen habi si mund të dalë të thotë drejtori ngacmoi aktorët? Nuk ishte vetëm Eni dhe drejtori në sallë. Vetëm foto pa blic ka bërë si të gjithë ne. Madje kishte nga ata që i bënë fotot me blic po ata panë edhe pjesën e dytë, nuk i nxori njeri jashtë”, vazhdon më tej Nikolli.

 

LEXO EDHE:SHERR NE TEATER, DREJTORI ÇULI SULMON GAZETARIN SHEHU

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img