Hapësire reklamuese

Aktualitet

Si ndodhi atentati në Milot: Autorët zbrazën mbi 100 plumba, gjendet një makinë e djegur në…

Shkruar nga Newsbomb
Si ndodhi atentati në Milot: Autorët zbrazën mbi 100 plumba,

Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi mbetën të plagosur rëndë mbrëmjen e sotme pas një atentati me armë zjarri në qytetin e Milotit.

Klisman Preçi u transportua me urgjencë drejt Traumës në Tiranë, por nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa Brahimi ka marrë dëmtime në brinjë dhe këmbë.

Mësohet se 27-vjeçari Preçi dhe 46-vjeçari Brahimi ishin duke lëvizur me një fuoristradë tip "Land Rover" të blinduar, në momentin që kanë parkuar dhe janë afruar te sheshpushimi i një pallati.

Autorët, pasi i kanë zënë pritë, kanë hapur zjarr duke zbrazur mbi 100 plumba në drejtim të tyre.

Sakaq, mësohet se një makinë tip "Audi" që dyshohet se është përdorur nga autorët në këtë atentat, është gjetur e djegur në Borizanë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese