Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Si na le zemra e vëllait", 28 vjeçarja ndërron jetë në spitalin privat në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Irida Hasalla, një vajzë 28 vjeçare, ka ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë. Kështu bën me dije Policia e kryeqytetit, e cila thotë se ka ngritur hetimor për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e vdekjes.

"Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion", njofton Policia e Tiranës.

Vëllai i të ndjerës, Arenc Hasalla ka dhënë lajmin e trishtë në rrjetet sociale dhe shkruan "Si na le kështu o zemra vëllait. Si do jetoj jetën pa ty. Hakun tënd do e marrë vëllai jot".

Materialet do tIi kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arenc Hasalla dhe motra e tij e ndjere Arenc Hasalla dhe motra e tij e ndjere

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed