Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

“Si mund të mbahet një familje me 80 mijë lekë?” Dashnor Sula me tone të ashpra në Kuvend: Këta qeveritarë do “t’i hajë” elita e krimit se janë ushqyer me vitamina

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se arka e shtetit është plot me lekët e mbledhura nga qytetarët.  

Në fjalën e tij në seancën plenare, Sula tha se qeveria i bën aktet normative për interesat e veta, ndërsa vuri në dukje se nuk ka pasur ndihmë për qytetarët që po përballen me rritjen e çmimeve.

albsig

Sula: Ky akt normativ që kemi këtu sot për miratim, unë mendoj që nga pikëpamja nuk është gabim, por mënyra si i serviret parlamentit, duke marrë parasysh që qveria ka bërë 112 akte normative. Më gjeni një akt normativ që e ka rrëzuar parlamenti.

Qeveria i bën aktet sipas interesave të veta. Nuk jemi kundër se e dimë që kompanitë duhet të indeksohen, por pse duhet të indeksohen vetëm kompanitë dhe jo qytetarët e thjeshtë që blejnë çdo ditë me çmime të larta. I drejtohem ministres së Financave, çfarë kategorie ke kapur? Pensionistëve u ke dhënë 90 mijë lekë për tre muaj. Po shtresat në nevojë? Me 80 mijë lekë të vjetra do mbahet një familje. Më gjeni të keni dhënë një lekë tjetër më shumë?

Kë kategori përfshitë në paketën e ndihmës ekonomike? Ku i çuat 342 milion lekë këto 5 muaj sipas Instat? Kthejuani qytetarëve dhe familjarëve tuaj.Këto janë të vërtetat. Qeveria është e pasuruar se ka arkën e shtetit plot me lekët që merr, por e dini  që lekët e shqiptarëve nëpër xhepa varfërohen çdo ditë.

Jo më larg se mbrëmë takova një polic në rrugë, më tha jam me 520 mijë lekë, ngrini zërin tha. Nuk ka njerëz më nuk ka më njerëz në bujqësi, kanë ikur, është shkretuar vendi, shikoni Belshin, Peqinin etj.

Po ikin se e kanë mendjen për t’u stabilizuar andej. Këtu tani një pjesë e politikanëvë, duke filluar nga Rama nuk mendon më si politikan, por sillet dhe mendon si biznesmen.Kullat në mes të Tiranës, janë kulla të personave që kanë lidhje me politikanët dhe qeveritarë.

Edhe ju në 2025 do të ikni me turp dhe mos harroni shprehjen e famshme të

Shekspir-it: Krimi është perandori i vetëm që do të na hajë të gjithëve, por këta qeveritarë do t’i hajë më përpara elita e krimeve se janë  të pasur me proteina dhe vitamina sepse janë ushqyer më mirë se të tjerët.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img