Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Si mund të fitosh kur të ikin të shtëpisë?! Fatbardh Kadilli: Basha nuk gjen dot gjuhën me të vetët, kurse me Ramën po. Unë do bashkoj PD-në

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Fatbardh Kadilli, kandidat për kryetar i Partisë Demokratike thotë se partisë ku ai aderon i mungon bashkimi pasi shumë parti të vogla dhe individë janë larguar prej saj, gjatë drejtimit të Lulzim Bashës.

“Si mund të fitosh kur ty të ikin të shtëpisë, kur ti zvogëlon ushtrinë tënde? Ata që ikin marrin me vete njerëz”, është shprehur Kadilli për Lulzim Bashën.

“PD sot i mungon bashkimi. Copëza të vogla të partisë kanë ikur, në katër vitet e fundit kanë dalë katër partiza të vogla përveç individëve. Kanë ikur më shumë partiza në mandatin e dytë që drejton opozitën Basha sesa kanë ikur në 20 vjet. Si mund të fitosh kur ty të ikin të shtëpisë, kur ti zvogëlon ushtrinë tënde? Ata që ikin marrin me vete njerëz.

Si nuk e gjen dot ti gjuhën me të tutë dhe shkon e gjen gjuhën me aleatë, akoma më tepër dhe me një aleat që është komplet spektër tjetër politik që e ke pasur herë përballë kundërshtar e herë përbri. Si mundet? Ky është vetëm një kalkulim egoist. E dua pushtetin ta marr vetë, mos t’ja kem borxh askujt. Do ta bashkoj PD”, ka thënë kandidati për kryetar i PD.

Më shumë

spot_img
spot_img