Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Si mund ta shmangë policia aksidentin që vjen nga çmenduria e një individi?”, Rama sulmon gjykatësit: Japin dënime minimale, demaskojini

Shkruar nga Newsbomb
“Si mund ta shmangë policia aksidentin që vjen nga

Për aksidentin me katër viktima në Vlorë dhe përplasjen me armë po me katër te vdekur në Velipojë, kryeministri Edi Rama thotë se policia nuk mund të bënte asgjë për t’i parandaluar.

Rama tha se policia e ka të pamundur të parandalojë një aksident, që vjen si rezultat “i çmendurisë së një individi”.

Gjatë një deklarate për media, Rama fajësoi gjyqtarët, duke thënë se janë ata që lirojnë personat e dënuar për armëmbajtje pa leje, apo u japin dënimin minimal.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Patjetër që ne nuk jemi në asnjë sekondë të kënaqur me punën e strukturave tona. Që nga puna ime deri te cilido qoftë që ka për detyrë të çojë gjërat para. Por që të kalojmë në ekzagjerime të kësaj natyre nuk zgjidhim gjë. Nuk e di se si policia mund të shmangë një aksident që është rezultat i çmendurisë së një individi. Nuk di se si policia mund të shmangë një sherr pas mesnate mes dy fqinjëve.

Policia e shtetit nuk dënon, ndalon dhe çon para gjykatës persona që shkelin ligjin. Dhe fjala vjen nëse mund të konsiderohet arsye e një tragjedie fakti që personat kanë armë pa leje. Patjetër që armëmbajtja pa leje dënohet. Nuk është policia e shtetit që mund të çojë në burg ata të cilët i çojnë para gjykatësve dhe gjykatësit nuk i dënojnë as me minimumin që parashikon ligji. Po do thoni ju çfarë duhet të bëjmë ne? Ju duhet të bëni demaskimin e këtyre gjykatësve, se janë skandaloze. Nuk kanë kaluar ende procesin e vetingut dhe abuzojnë, nuk ka një instrument qeveria që t’i bëjë zap, dhe shumë mirë që nuk e ka se kemi zgjedhur të jetojmë në një vend demokratik.

Pjesa jonë është e qartë, vazhdimi i procesit të reformimit dhe të fuqizimit të Policisë së Shtetit, në sensin e ristrukturimin e vazhdueshëm, për të arritur të gjitha objektivat që kanë të bëjnë me moshën, integritetin dhe fuqizimin e saj me teknologji.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll