Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Si konkludoi takimi Rama – Meta, Braho i LSI udhëton me Tahirin në Prishtinë. PS: Po na kërkojnë 40% të pushtetit. LSI: Flasim për parime

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lefter Koka, ministër i mjedisit në qeverinë “Rama” ishte planifikuar të dilte dhe të jepte sinjalet e një lufte që po fillon në emër të koalicionit të ardhshëm. 

Askush nga eksponentët socialistë nuk e kishte imagjinuar shpërthimin pa dorashka të ministrit të partisë aleate. Akuzat për trafik droge, mbrojtje eksponentësh të krimit, për përdorje të policisë për vjedhje votash, ishin ndoshta më të rëndat që janë bërë nga një ministër i LSI-së në kabinet. Nuk është hera e parë që socialistët merrnin mesazhe të tilla, por Lefter Koka, ishte më i ashpër dhe më i drejtpërdrejtë. Nëpërmjet Ylli Manjanit, Luan Ramës, Petrit Vasilit, në deklarata publike, LSI i kishte cuar sinjale aleatit kryesor, PS.

Ministrat socialistë në kushte anonimati thanë për newsbomb.al se ka një klimë të tensionuar, por nga ajo që Rama ka folur me të tijtë, duket se takimi Rama – Meta I dy ditëve më parë, nuk ka qenë me tone kaq të tensionuara.

Bëhet fjalë për koalicionet parazgjedhore, dhe askush nga dy palët nuk e ka ndarë mendjen. Edi Rama, i ka kërkuar me ngulm aleatit të tij Ilir Meta, të shprehet sesi do të bashkëpunohet për zgjedhjet. Ilir Meta, nga ana e vet, përvecse ka marrë kohën e nevojshme në dispozicion, I ka bërë të qartë kryeministrit, se do të jenë forumet që do të vendosin.

Një ministër socialist pohoi se LSI ka kërkuar në marrëveshjen e re, 40 përqind të pushtetit që do të dalë nga zgjedhjet.

Një kërkesë e tillë, për momentin, është e papranueshme për socialistët.

E në këtë moment, duket se dy palët janë duke lëshuar sinjalet e tyre publike të tensionuara.

“Prag përplasjeje” thotë për newsbomb.al, një zyrtar i lartë i qeverisë Rama.

“Takimi mes tyre ka dalë shumë mirë. Meta dhe Rama si gjithmonë do ta zgjidhin situatën. Merren vesh shumë mirë me njëri tjetrin, por ndërkohë eksponentëve të tyre u thonë të dalin publikisht për të dhënë sinjalet. Në fund fare, do ulen. Këtu thjesht po bëhet presion për aleancën e re dhe kushtet e saj” thotë një ministër socialist.

Nga LSI-ja, nuk mendojnë njëlloj. Dje në mbrëmje, menjëherë pas intervistës “bombë” të Lefter Kokës, në media u publikua lajmi se Petrit Vasili kishte udhëzuar deputetët e LSI të kishin kujdes pasi “policia do tu vendoste drogë nëpër makina”.

Cudia e lajmit qëndronte pikërisht te koha. Sepse, sipas burimeve nga grupi parlamentar i LSI, ky paralajmërim ishte dhënë dy muaj më parë. Dhe ishte po aq i cuditshëm fakti sesi ky informacion kaq i rëndësishëm, për të cilin kishin dijeni të gjithë anëtarët e grupit parlamentar të LSI, nuk ka dalë që në atë kohë në media, por vetëm ditën e djeshme.

Zyrtarët e lartë të LSI-së mohojnë tezën se një gjë e tillë bëhet për ndarjen e pushtetit, apo se LSI ka kërkuar 40 përqind të pushtetit pas zgjedhjeve 2017.

“Do të shohim dhe do të presim reagimin” thonë ata.

E në vazhdën e gjithë kësaj klime të tensionuar, ku akuzat e LSI rëndojnë më shumë tek rendi, siguria, vjedhja e votës, trafiku i drogës, kanabisi e cështja “Balili”, një zhvillim i papritur ndodh mëngjesin e sotëm.

Spartak Braho, apo sic të gjithë i thonë “Baba Taku”, është nisur në mëngjes me ministrin e brendshëm Saimir Tahiri në vizitë zyrtare në Kosovë. Statusi zyrtar i Brahos, është kryetar i komisionit të sigurisë së Kuvendit të Shqipërisë. Në fotot që shpërndan zyra e shtypit e ministrit të brendshëm, Braho gjendet në krah të Tahirit.

Realisht, askush nuk pohon se cfarë “misioni” mund të ketë kësaj radhe në “cantën e zezë” të Baba Takut. Por ajo që besohet është se vec takimeve zyrtare, Tahiri dhe Braho nuk do të kalojnë ditën në Prishtinë pa folur e pa komunikuar me njëri tjetrin, qoftë edhe për zhvillimet dhe akuzat më të fundit të LSI ndaj ministrit kryesor të Edi Ramës. /NEWSBOMB.AL/

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img