Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

SI “KODRAVIÇ PAS BREGOVIÇ”!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga, ekskluzivisht për Newsbomb.al

Pyjet e Shqipërisë po digjen, por vëmendja e opinionit publik këto ditë është tërësisht e përfshirë nga një tjetër flakë që nuk djeg trupa, por shpirtra. Flakë që po djeg shpirtra nacionalistë. Shpirtra me ndjeshmëri estetike ballkanike. Shpirtra rebelë. Shpirtra kontrapedalë. Shpirtra të trazuar. Shpirtra të shitur tek shejtanë të ndryshëm…

Po digjen pyjet, por rrjeti po përcëllohet. Meqenëse tashmë ne jetojmë më tepër në rrjete sociale sesa në natyrë, kujt i plasi që po digjen ara e pemë. E rëndësishme është që të shkruajmë në Facebook, të përmbushim misionin historik që secili prej nesh i atribuon vetes, sa herë që tema kardinale me rëndësi historike shtrohen për diskutim.

Goran Bregoviç, një muzikant i famshëm “serbo-kroato-jugosllav”, është i ftuar në një eveniment privat i mbështetur nga një pushtet lokal i të njejtit krah politik me pushtetin ekzekutiv. I njejti artist që ka mbushur dy herë pallate koncertesh dhe është nderuar me “Çelësin e Tiranës”!

Përse në daljet e para kontestimi ndaj tij ka qenë më i ndrojtur dhe jo masiv, kurse tani kanë shpërthyer ndaj tij si të ishte pacienti “zero” i kovidit?

Sepse kësaj radhe artit të tij “i vjen era” politikë!

Në të gjitha rastet që G.B. ka ardhur i ftuar, sponsori i tij ka qenë i njejti.

Është ai që thotë se shqiptarët e votuan ‘lirshëm dhe ndershëm’ për një mandat të tretë radhazi.

Është ai që me fuqinë që i jep vota e Shqiptarëve, përpiqet të hyjë në histori si njeriu që e futi vendin e tij në Evropë, duke i rënë nga shtigje të pamundura, së fundmi nëpërmjet një organizmi gjeo-politik që ngjan në mjaft aspekte me Jugosllavinë e dikurshme.

Me alibinë që “arti bashkon popujt duke tejkaluar urrejtjen”, për të krijuar një frymë pranuese të realitetit të pritshëm jugosllav që pritet të jetojmë së shpejti, serviret një artist tipik Jugosllav, ndoshta më i spikaturi, por sigurisht më i debatueshmi. Debati nuk është aspak artistik, por është politiko-historik. Në mes është Kosova, jo ajo e sotmja, por Kosova martire!

Mijëra statuse, qindra mijëra komente nga çdo individ i aftë të transmetojë një mendim me fjalë ose gjysmëfjalë. Të gjithë janë në të drejtën e tyre, sepse liria e shprehjes është e garantuar për të gjithë, sidomos për ata që ia fusin si kodraviç pas bregoviç. Të tillë janë shumica, sepse shumica përtyp gjithnjë gjysëm të vërteta. Të vërtetat e sakta i posedojnë vetëm një grup i vogël njerëzish, që i përdorin ato si të duan dhe kur të duan, me qëllimin e vetëm për të mbajtur “nën vete” këtë shumicë.

Një gjë është e sigurt, si unë që shkrova si ti që po lexon, jemi në vendin e gabuar duke u marrë me gjëra të kota. Sot duhet të ishim duke fikur një zjarr të vërtetë në ndonjë mal, jo t’i hidhnim benzinë një zjarri “kallp” në rrjetet sociale. E pasi t’i kemi fikur të gjitha zjarret e vërteta, mund t’i lejonim vetes një birrë të ftohtë vendi. Unë pa Bregoviç vërdallë, ti si të duash.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img