Hapësire reklamuese

Aktualitet

Si ka ndryshuar pasuria e gjyqtares Alma Brati, borxhlie te tezja për blerjen e apartamentit 80 mijë euro

Shkruar nga Newsbomb
Si ka ndryshuar pasuria e gjyqtares Alma Brati, borxhlie te tezja për

Skeda e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Alma Brati për vitet 2007-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Alma Brati zotëronte 25 për qind të një shtëpie dykatëshe, të blerë për 1.9 milionë lekë në Durrës.  Në fund të vitit 2017, pasuria e gjyqtares kap vlerën e 16.5 milionë lekëve, duke shënuar rritje prej mbi 8 herë krahasuar me vitin fillestar.

Pasuria e zonjës Brati është shtuar me një apartament banimi me sipërfaqe 101 metra katrorë në Tiranë me vlerë 80 mijë euro, një automjet i tipit “Mazda” me vlerë rreth 2.5 milionë lekë si dhe kursime në cash në vlerën e 1.1 milionë lekëve. Duke iu referuar deklaratave të saj periodike, apartamenti është blerë me një kredi bankare prej 7 milionë lekësh dhe 25 mijë euro hua nga të afërmit. Përmes një kontrate leasing është blerë gjithashtu edhe automjeti.

Të ardhurat e gjyqtares Brati përbëhen në 70 për qind nga paga e saj dhe 30 për qind nga burime të tjera. Të ardhurat kapin vlerën e 18.1 milionë lekëve në total për periudhën deklaruese.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 11 vite deklarimi të zonjës Brati, të cilat rezultuan pa probleme.

Analiza ka identifikuar megjithatë si “flamur të kuq” kontratën e huasë prej 25 mijë eurosh që gjyqtarja i ka marrë tezes për blerjen e apartamentit në Tiranë në vitin 2015. Kjo kontratë ka pasur si kusht likujdimi një afat 30 ditor pas shitjes së shtëpisë në Durrës ku Brati zotëron 25 %; ndërkohë që pjesa më e madhe e saj vazhdon të jetë e pashlyer.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.