Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Si ka ndryshuar parlamenti shqiptar në 100 vite, nga figurat që kanë shkruar historinë te ‘të fortët’ e sotëm që marrin vendime (FOTOT E RRALLA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b9bf7a2366dd01c1eb7d497e5c542912

Sot është dita e parlamentarizmit e vendosur nga OKB. Në këtë ditë janë  publikuar foto të rralla të parlamentit shqiptar që nga nisja e punimeve më datën 27 mars të vitit 1920, kur ka startuar për herë të parë jeta parlamentare e shtetit tonë.

Kujtojmë se më 27 mars 1920, ora 09:45, nisi për herë të parë jeta parlamentare e shtetit shqiptar. Deputetët u mblodhën në godinën e Zija Toptanit (sot selia e Akademisë së Shkencave).

Në atë kohë, Parlamenti quhej herë Senat dhe herë Këshilli Kombëtar. Punimet i çeli deputeti më i vjetër, Mytesim Këlliçi, duke pasur sekretar, Kostaq Kottën.

Kjo trupë parlamentare, deri më 15 nëntor 1920 zhvilloi 70 mbledhje. Kryesia e parë e parlamentit ishte e përbërë nga: Xhemal Naipi-kryetar; Spiro Koleka-nënkryetar; Hilë Mosi-sekretar”.

kastriot-696x950-696x430.jpg

Në parlamentin shqiptar ndër vite dhe në këto foto të publikuara nga ISP ka pasur shumë figura të shquara si Moikon Zeqo, Namik Dokle, Dritëro Agolli, Luan Hajdaraga, Theodhori Bej, Medin Zheka, Alfred Paloka (xhaxhai i ndjerë i Edi Palokës), Bashkim Caka dhe Tefik Ajazi etj.

Me kalimin e viteve këto figura janë zëvendësuar me të reja, por roli i parlamentit ka mbetur thlebësor për funksionimin e shtetit. “Në fillimet e viteve ’20 dhe pas viteve ’90 parlamenti ka pasur rol thelbësor në jetën politike. Elitat e Pavarësisë jetësuan shtetin dhe vitet ’20 janë modele pozitive të parlamentarizmit, siç dëshmohet edhe në këto foto në mënyrë simbolike. Po ashtu, parlamentit pas 1990 kanë pasur legjislatura të suksesshme, sidomos ajo 1992-1996 një foto ilustruese të së cilës e kemi për kujtesë”, shkruan ISHP.

Në vitet 1992- 1996, kreu i grupit të PS ishte Namik Dokle, në një kohë e cila është cilësuar si historike për parlamentin shqiptar. Më poshtë kjo foto na tregon disa prej figurave të kësaj partie të mbeldhur pas 22 vitesh për një drekë në periferi të Tiranës, gjatë të cilës Dokle tha se ndjehej krenar që ka qenë në krye të këtij grupi parlamentar, plot me vlera e njerëz të cilët i kanë dhënë shumë këtij vendi.

24566ace8bbe98c062869f855d35d58f_L.jpg

(Nga e majta në të djathtë të fotos) Bardhyl Agasi, Bashkim Koçi, Halil Lala, Ndre Legisi, Musa Ulqini, Anastas Angjeli, Sabit Brokaj, Taulant Balla, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Et’hem Ruka, Namik Dokle, Servet Pëllumbi, Xhevat Lloshi, Mehmet Loci, L. Çuçi,  Ylli Bufi, Femi Avdiu dhe Vladimir Metani, raporton newsbomb.

Gjatë viteve parlamenti ka ndryshuar rol dhe përbërje. Por bashkë me to ka ndryshuar edhe perceptimi publik për deputetët e parlamentin. Vitet e fundit perceptimi ka arritur kuotat më të larta kritike, për një numër arsyesh. Mund të themi se Shqipëria politike brenda 100 vitesh kaloi nga elitat tek “të fortët” në vendimmarrje.

Shkruan ISHP: 

Gjatë viteve parlamenti ka ndryshuar rol dhe përbërje dhe bashkë me to ka ndryshuar edhe perceptimi publik për deputetët e parlamentin. Vitet e fundit perceptimi ka arritur kuotat më të larta kritike. Ka një numër arsyesh, por sot nuk është rasti për to. Pyetja sesi Shqipëria politike brenda 100 vitesh kaloi nga elitat tek “të fortët” në vendimmarrje, nga një standard i lartë përfaqësimi tek një përzierje interesash e produktesh të kontestuara, kërkon netë dimri për tu sqaruar

Me siguri pakkush e di por 30 qershori është dita e parlamentarizmit vendosur nga OKB. Parlamenti ka rol universal në sistemet politike, – shqyrton e miraton ligje, përfaqëson qytetarët dhe kontrollin qeverinë. Historia mbi 100 vjeçare e Shqipërisë na dëshmon se parlamenti rrallë e ka përmbushur këtë funksion, kryesisht për shkak të eksperimenteve në sisteme politike dhe periudhës së gjatë në sistemin njëpartiak, ku parlamenti ishte institucion fiktiv. Në fillimet e viteve ’20 dhe pas viteve ’90 parlamenti ka pasur rol thelbësor në jetën politike. Elitat e Pavarësisë jetësuan shtetin dhe vitet ’20 janë modele pozitive të parlamentarizmit, siç dëshmohet edhe në këto foto në mënyrë simbolike. Po ashtu, parlamentit pas 1990 kanë pasur legjislatura të suksesshme, sidomos ajo 1992-1996 një foto ilustruese të së cilës e kemi për kujtesë.

Gjatë viteve parlamenti ka ndryshuar rol dhe përbërje dhe bashkë me to ka ndryshuar edhe perceptimi publik për deputetët e parlamentin. Vitet e fundit perceptimi ka arritur kuotat më të larta kritike. Ka një numër arsyesh, por sot nuk është rasti për to. Pyetja sesi Shqipëria politike brenda 100 vitesh kaloi nga elitat tek “të fortët” në vendimmarrje, nga një standard i lartë përfaqësimi tek një përzierje interesash e produktesh të kontestuara, kërkon netë dimri për tu sqaruar. Nga ana tjetër, parlamenti përfaqëson shoqërinë politike, individët që kanë mendim politik dhe që marrin pjesë në votime. Nëse ata janë shumica e shoqërisë, mund të ndodh që pakica që mendon ndryshe mbetet pa përfaqësim. Demokracia nuk është dhuratë e përjetshme, por proces që kërkon monitorim e kujdes maksimal. Fakti se për të fituar në zgjedhje e mandate mund të mos kërkohet aftësi profesionale, dije apo CV, por raport besimi me kryetarin e partisë, kontroll të një zone dhe mbështetje e fortë mediatike apo financiare, – mbetet një e dhënë alarmante. Këto janë tipare të demokracive hibride dhe shoqërive në tranzicion ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Pavarësisht nga kjo, në ditën e parlamentarizmit apeli mbetet i njëjtë: koha për parlament të pastër, me integritet, me mbështetje publike, të aftë dhe transparent, llogaridhënës dhe ushtrues i denjë i sovranitetit! ISP e monitoron Kuvendin, rolin e bilancin e deputetëve, duke mbetur një zë i besueshëm publik dhe i referueshëm në të dhënat tona studimore.

FOTO TE PARLAMENTIT NDER VITE:

106531784_3125113647531633_3545192496498257347_n.jpg

106410052_3125117014197963_2353209032881455513_n.png

106297331_3125118134197851_8823012167068902063_n.jpg

106196914_3125118917531106_705885295163807610_n.jpg106384818_3125118774197787_4847778041801222113_o.jpg

106597674_3125119304197734_5576293156210312674_n.jpg

 

 

 

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img