Hapësire reklamuese

Foto e Ditës

Si ka ndryshuar jeta e vajzës në foton ikonë të luftës së Vietnamit

Shkruar nga Newsbomb

Në këtë foto ndodhet, Kim Phuc, sot në vitin 2015 dhe 43 vite më parë kur përpiqej t’i shpëtonte bombave gjatë luftës së Vietnamit.  52 vjeçarja ka treguar se gjatë adoleshencës ndihej e turpëruar nga foto që e rrethonte kudo që shkonte, megjithatë me kalimin e viteve nisi të ndryshoi mënyra se si Kim e shihte foton që shënoi luftën e Vietnamit. Sot një grua e martuar dhe me dy fëmijë, Kim Phuc drejton një fondacion që u vjen në ndihmë fëmijëve të prekur nga luftrat. Fotoja në të cilën, Kim 9 vjeç, vrapon duke qarë, është konsideruar si fotoja që ndryshoi historinë e luftës së Vietnamit.

Lexo lajmin: Si ka ndryshuar jeta e vajzës në foton ikonë të luftës së Vietnamit

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.