Hapësire reklamuese

Politikë

“S’i ka dalë rroga nuses", ironizon Korreshi: Më thoni ku merret leja, të aplikojë bashkëshortja ime për investitor strategjik

Shkruar nga Newsbomb
“S’i ka dalë rroga nuses", ironizon Korreshi: Më

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku po shqyrtohej kërkesa e opozitës për heqjen e mandatit të deputetit për ministren Olta Xhaçka.

Gjatë mbledhjes  ia nuk e kurseu ironinë për ministren, duke thënë se “nuses nuk i ka dalë rroga, ku merret leja për investitor strategjik”.

Partia Demokratike pretendon se ministrja Xhaçka është në konflikt interesi me statusin e investitorit strategjik, të përfituar nga bashkëshorti i saj me vendim të qeverisë së Edi Ramës.

Ndërkohë mazhoranca insiston se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë, Korreshi u kërkoi që t’i tregojnë se ku merret leja që të aplikojë dhe bashkëshortja e tij, si investitore strategjike.

“E bëmë seancën e kaluar, nuk donim ti ktheheshim përsëri. Ishit ju që na kërkuat sa lekë kishte marrë, centeza, kartëmonedha apo kriptomonedha kishte fituar Olta Xhaçka dhe jo ne. Nuk i lexuam asnjë cent. Vetë ju me pyetjet na detyruat që tu përgjigjeshim dhe ne ju përgjigjëm.

Dhe nëse është normale që një bashkëshort apo bashkëshorte e një deputeteje apo deputeti të marrë një tokë publike për të vendosur shezlonge, apo nuk përbën asnjë lloj shkelje, na thoni ku merret leja se akoma nuk ka marrë rrogën nusja ime.Të bëjë ndonjë investim strategjik.

Merr 400 mijë lekë dhe mbarojnë shpejt, të bëjmë dhe dy shezlonge të kalojmë plazhin. Kjo është qesharake pastaj. Të marrësh gjithë plazhin e Drimadhes, hajde gjeje kush e merr, pronë shtetërore, të përfitosh nuk është me të vjedhë nga pasuria publike gjeni ju se çfarë është. Ne i ramë shkurt dhe kërkuam ti drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, ju bëtë pyetje dhe ne jemi të detyruar ti themi dhe këto”, u shpreh Korreshi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.